Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian

Lapsi.al 27 March 2025
Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në, ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë.

Ky detyrim është i vlefshëm gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, si psh: ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin ICS2.

Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në RSH dhe që kanë marrë një numër EORI/RIOE në një nga vendet anëtare të BE. Ky numër regjistrimi ju mundëson të kryejnë formalitete doganore në këto vende.

Eksportuesit shqiptarë duhet të komunikojnë me partnerët (klientë) e tyre në vendet e BE për përshtatjen e tyre me rregullat e reja të sistemit ICS2 përpara afatit të përcaktuar (01 Prill 2025) në mënyrë që të shmangen pengesat lidhur me kalimin e mallrave që eksportohen në BE ose përmes saj.

Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2)

Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) i Bashkimit Europian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, para mbërritjes së mallrave, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë tansportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.

Sistemi ICS2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat që hyjnë në BE, duke mundësuar paraqitjen e të dhënave të sakta dhe të plota për mallrat nëpërmjet depozitimit të Deklaratës Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.

Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 Mars 2025. Ky afat kohor u jepet atyre vetëm sipas kërkesës.

Për të përmbushur kërkesat e sistemit ICS2, bizneseve në vendet e BE, të prekura nga rregullat e reja do t’u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të IT-së dhe proceset operacionale dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetëpërputhshmërisë përpara se të lidhen me sistemin ICS2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore.

Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.

Sistemi ICS2 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komisionit Europian, autoriteteve doganore të Shteteve Anëtare dhe bizneseve.

Duke filluar nga 1 shtatori 2025, sistemi aktual ICS1 do të hiqet gradualisht dhe sistemi ICS2 do të zëvendësojë sistemin ICS1 nëpërmjet një procesi krejtësisht të ri, në përputhje me Kodin Doganor të Bashkimit Europian.

Për këtë, Komisioni Europian organizon webminare mujore (në anglisht) ku operatorët ekonomikë mund të bëjnë pyetje në lidhje me aspektet operacionale dhe teknike të ICS2.

Më shumë informacion rreth sistemit ICS2 disponohet në faqen e internetit të Komisionit Evropian (https://ec.europa.eu/ICS2) duke përfshirë fletët e të dhënave që detajojnë kërkesat për të gjithë mënyrat e transportit dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për ICS2. I gjithë dokumentacioni teknik i nevojshëm mund të gjendet në faqen web CIRCABC./ Monitor

Të këshilluara

Rama: Ne bëmë reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama tha sot live në rrjetet sociale se Partia Socialiste ishte ajo që e bëri reformën në drejtësi. Rama përsëriti se më parë shpata e drejtësi...

09:14

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI