Flash

KQZ certifikon sot zgjedhjet në Kosovë, procedurat për formimin e qeverisë së re

Lapsi.al 27 March 2025
KQZ certifikon sot zgjedhjet në Kosovë, procedurat për formimin e

Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja.

Certifikimi bëhet pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

Procedurat për formimin e institucioneve të reja janë të parapara në Kushtetutë dhe ligje të tjera.

Fillimisht, para se të certifikohen rezultatet, anëtarët e qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e deputetit, sipas Ligjit për qeverinë, duhet të japin dorëheqje "para ditës së certifikimit". Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës

Menjëherë pas certifikimit të rezultatateve të zgjedhjeve hapi i parë nuk është formimi i qeverisë, por ai i konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pas certifikimit të rezultatateve të zgjedhjeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

Gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët.

Posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-së. Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë, duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit. Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.

“Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në Nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.

Kufizimi i kompetencave të ekzekutivit aktual

Me konsitituimin e Kuvendit, hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri. Por, në këtë periudhë të ndërmjetme – pra nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare e deri te formimi i ekzekutivit të ri – qeverisë aktuale i kufizohen kompetencat. Këto kufizime parashihen në nenin 31 të Ligjit për Qeverinë.

Në këtë nen thuhet se qeveria nuk ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike.

Qeveria e re

Në këtë periudhë, presidentja Osmani, sipas ligjeve obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë votat e 61 deputetëve.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 15 mars, LVV-ja ka fituar 42.30 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar 4.26 për qind të votave.

Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Pra, i bie që asnjëra parti nuk do të mund të formojë vetëm qeverinë, por për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione.

Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë qeverinë me partitë joshumicë – të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Partitë e mëdha shqiptare po ashtu janë shprehur kundër bashkëpunimit për ekzekutivin e ri me LVV-në. Por, Kurti ka shprehur bindjen se do të udhëheqë qeverinë e re.

Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.

Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Por, nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë. Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë./ REL

Të këshilluara

Rama: Ne bëmë reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama tha sot live në rrjetet sociale se Partia Socialiste ishte ajo që e bëri reformën në drejtësi. Rama përsëriti se më parë shpata e drejtësi...

09:14

Makina përplaset me turmën në Berlin

Një makinë u përplas me njerëzit në një trotuar në një periferi të Berlinit të mërkurën në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në Gesundbrunnen, një zonë me shumë vende...

08:01

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 91.2 le...

08:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI