Flash

Kongresmenia e Trump shpërthen ndaj gazetares britanike: Nuk më plas për lajmet e tua

Lapsi.al 27 March 2025
Kongresmenia e Trump shpërthen ndaj gazetares britanike: Nuk më plas

Përfaqësuesja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Marjorie Taylor Greene, u përlesh me një gazetare britanike gjatë një konference për shtyp duke i thënë asaj të "kthehej" në Mbretërinë e Bashkuar.

Konfrontimi ndodhi kur gazetarja e Sky News, Martha Kelner u përpoq të pyeste Greene, një aleate e zëshme e Presidentit Donald Trump, për të ashtuquajturin skandal “Signalgate”, në të cilin zyrtarë të lartë nga administrata Trump përdorën aplikacionin e koduar të mesazheve për të diskutuar planet e sulmit në Jemen.

Por përpara se Kelner të përfundonte pyetjen e saj në lidhje me incidentin, Greene e ndërpreu e inatosur duke e pyetur: "Prisni! Nga cili vend jeni?" Kur Kelner u përgjigj se ishte nga Britania e Madhe, përfaqësuesja e Georgia ngriti më keq tonet.

“Neve nuk na plas fare në lidhje me opinionin dhe raportimin tuaj" - tha Greene. “Pse nuk ktheheni në vendin tuaj ku keni një problem të madh me emigrantët?”

Teksa Kelner u përpoq t'i bënte presion Greene nëse ajo ishte e shqetësuar se "jetët amerikane po viheshin në rrezik" nga biseda e pasiguruar në Signal, kongresmenja u përgjigj: "A ju interesojnë njerëzit e vendit juaj? Po për të gjitha gratë që përdhunohen nga emigrantët?"

Duke refuzuar të merrte më pyetje nga Kelner, Greene iu drejtua një gazetari tjetër, i cili e identifikoi veten si amerikan dhe i kërkoi Greene t'i përgjigjej pyetjes së Kelner. Greene refuzoi përsëri.

Një mbështetëse e patundur e Trump dhe figurë e shquar në lëvizjen e presidentit Make America Great Again (MAGA), Greene është e njohur për shpërthimet e saj të forta dhe është përplasur me shtypin britanik edhe më parë.

Vitin e kaluar ajo i tha ish-gazetares së BBC, Emily Maitlis që të "q*hej" pasi Maitlis e pyeti për përhapjen e një teorie konspirative antisemitike se një zjarr në Kaliforni ishte nisur nga një rreze lazer nga hapësira. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI