Flash

Truproja e Maradonës arrestohet gjatë procesit gjyqësor: mesazhet WhatsApp e fundosin

Lapsi.al 26 March 2025
Truproja e Maradonës arrestohet gjatë procesit gjyqësor: mesazhet

Një kthesë e papritur në procesin gjyqësor mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës. Julio Coria, truproja e legjendës së futbollit, është arrestuar me akuzën e rëndë për dëshmi të rreme. Ai ishte i pranishëm në atë që tashmë është quajtur “shtëpia e tmerrit” ditën kur vdiq “El Pibe de Oro” dhe madje kishte tentuar t’i jepte frymëmarrje artificiale në momentet e fundit para vdekjes së tij.

Pse u arrestua truproja i Maradonës?

Coria ishte thirrur për të dëshmuar para Gjykatës së Tretë Penale në San Isidro, por situata mori një kthesë të keqe për të. Prokuroria e akuzoi drejtpërdrejt: “Po gënjen në mënyrë të qartë”. Gjykatësit Maximiliano Savarino, Verónica Di Tommaso dhe Julieta Makintach urdhëruan arrestimin e tij pas kërkesës së prokurorëve Patricio Ferrari dhe Cosme Iribarren, si dhe avokatit Fernando Burlando, të cilët theksuan dy kundërthënie të mëdha në dëshminë e tij.

Dy kundërthëniet në dëshmitë e tij

E para lidhet me marrëdhënien e tij me neurokirurgun Leopoldo Luque, mjekun personal të Maradonës. Coria mohoi se kishte ndonjë komunikim me të, duke pretenduar se nuk kishin folur kurrë, as gjatë shtrimit të Maradonës në spital, as në shtëpi, as pas vdekjes së tij. Por gjatë procesit gjyqësor u zbuluan prova të shumta që tregonin të kundërtën: ai dhe Luque kishin komunikuar disa herë, madje edhe për një ftesë për barbecue. Coria u përball me mesazhe në WhatsApp ku neurokirurgu e quante “miku im”, por ai u justifikua duke thënë se nuk i mbante mend ato biseda.

E dyta kishte të bënte me rolin e psikiatres Agustina Cosachov në momentin e përpjekjeve për reanimim. Coria dëshmoi në gjykatë se Cosachov ishte alternuar me infermieren gjatë procedurave për të shpëtuar Maradonën. Por në dëshmitë e tij të mëparshme, ai nuk e kishte përmendur asnjëherë atë. I pyetur për këtë mospërputhje, ai u përgjigj: “Nuk e thashë herën e parë sepse nuk më pyetën ose mund ta kem harruar në atë moment”.

Kush janë të akuzuarit për vdekjen e Maradonës?

Në këtë proces gjyqësor, për akuzën “vrasje e thjeshtë me dashje”, po gjykohen:

• Agustina Cosachov (psikiatre)

• Leopoldo Luque (neurokirurg)

• Carlos Díaz (psikolog)

• Ricardo Omar Almirón (infermier)

• Mariano Perroni (shefi i infermierëve)

• Nancy Forlini (mjeke koordinatore e Swiss Medical)

• Pedro Pablo Di Spagna (mjek klinik)

Ndërkohë, infermierja Gisela Madrid do të gjykohet veçmas nga të tjerët.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI