Flash

Shabani shënon në portën e tij, dënon Laçin: Elbasani godet në transfertë

Lapsi.al 26 March 2025
Shabani shënon në portën e tij, dënon Laçin: Elbasani

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Laçit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore u vendos nga një episod fatkeq për vendasit, kur Shabani devijoi aksidentalisht topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi në minutën e 37'.

Autogoli  që vendosi ndeshjen

Ndeshja nisi me një ritëm të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kërkonin të merrnin kontrollin e lojës. Laçi pati një rast të mirë në minutën e 24', kur Kristian krosoi në zonë për Mjakin, por goditja e tij u ndal pa vështirësi nga portieri Totoshi. Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër aksion i rrezikshëm erdhi nga verdheblutë, kur Lajthia lëshoi një goditje të fortë me të djathtën, por Molla reagoi mirë duke shpëtuar portën.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 37', kur një harkim nga këndi shkaktoi panik në zonën e Laçit dhe Shabani, në përpjekje për të larguar topin, e devijoi atë në rrjetën e tij. Kjo dhuratë e papritur i dha avantazhin Elbasanit, duke ndryshuar dinamikën e lojës.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e4120e90f0f.mp4"][/video]

Pjesa e dytë pa një Laç më kërkues, por pa finalizim të saktë. Në minutën e 62', Bullari provoi me një gjuajtje nga jashtë zone, por Totoshi e kontrolloi pa problem. Në të 71', sërish Bullari iu afrua golit, këtë herë me një goditje me kokë pas një harkimi në zonë, por tentativa e tij shkoi mbi traun e portës. Në minutën e 81', Laçi pati një tjetër mundësi të artë me Tresën, i cili lëshoi një goditje të fuqishme, por Olberkis ndërhyri në momentin e fundit duke shpëtuar Elbasanin nga një gol i sigurt.

Situata në renditje

Me këtë triumf, skuadra e Gvozdenoviç i afrohet Partizanit në garën për një vend në “Final 4”, duke bërë presion për vendin e katërt. Tashmë, verdheblutë shpresojnë që Partizani të ndalet nga Dinamo në ndeshjen e së nesërmes për të ruajtur hapin në renditje.

Nga ana tjetër, Laçi me këtë humbje e sheh veten në një situatë të vështirë, pasi vetëm dy pikë e ndajnë nga vendi i tetë i Tiranës, një zonë që të çon në “play-out” dhe që rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Në javët e mbetura, bardhezinjtë do të duhet të luftojnë fort për të siguruar mbijetesën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI