Flash

Penalltia e polemikave: Kapllanaj nxjerr ekipin nga fusha, Tirana e Bylis barazojnë

Lapsi.al 26 March 2025
Penalltia e polemikave: Kapllanaj nxjerr ekipin nga fusha, Tirana e Bylis

Tirana dhe Bylis zhvilluan një ndeshje dramatike në kryeqytet, e cila përfundoi me barazimin 2-2, duke mbajtur të hapur garën për mbijetesë. Përveç golave, sfida u shoqërua me episode të tensionuara, ndërhyrje të VAR-it dhe një ndërprerje të pazakontë të lojës, me presindentin Besnik Kapllanaj që tërhoqi ekipin për disa minuta nga fusha.

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e4484f1a95a.mp4"][/video]

Përballja nisi me një surprizë, pasi ndonëse Tirana u hodh menjëherë në sulm, ishte Bylis që shënoi i pari me Përgjonin në goditjen e tyre të parë. Megjithatë, vendasit reaguan dhe përmes një goli të Përgjonit të tyre, arritën të barazonin në minutën e 40-të, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-1. "Bylisi në rastin e parë të rrezikshëm shënoi goli - tha pas ndeshjes i dëshpëruar tekniku i Tiranës Bledi Shkëmbi -. Mbrojtësat ishin të papërqendruar. Të gjithë lojtarët nuk reaguan në mënyrën e duhur, duke filluar nga hedhja e autit. Goli i dytë erdhi nga një faull, nga një goditje standarte. Më vjen keq, ne punojmë shumë, sa më shumë gabojmë, aq më shumë punojmë në stërvitje. Nuk di çfarë të them, është përqendrim edhe fat”

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e439aa07b86.mp4"][/video]

Pjesa e dytë solli edhe më shumë tension. Tirana kaloi në avantazh falë një penalltie të dhënë me ndërhyrjen e VAR-it, një vendim që shkaktoi polemika të ashpra. Aq i diskutueshëm ishte ky moment, sa drejtuesit e Bylis vendosën të tërheqin ekipin nga fusha në shenjë proteste. Pas disa minutash ndërprerjeje, skuadra ballshiote u rikthye në lojë dhe reagoi menjëherë duke barazuar me Ilieskin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e43d0fb336f.mp4"][/video]

Episodi i polemikave

Momenti më i bujshëm i ndeshjes ndodhi midis minutave 67-75, kur arbitri fillimisht akordoi një karton të verdhë për Përgjonin pas një rrëzimi në zonë, por pas rishikimit me VAR, vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh në favor të Tiranës. Ky vendim shkaktoi zemërim tek presidenti i Bylis, Kapllanaj, i cili thirri ekipin që të largohej nga fusha. Pas rreth pesë minutash ndërprerjeje dhe diskutimesh, lojtarët ballshiotë u rikthyen dhe ndeshja rifilloi.

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e4494818f95.mp4"][/video]

Lexo më tej: Shabani shënon në portën e tij, dënon Laçin: Elbasani godet në transfertë

Pavarësisht barazimit, sfida la pas shumë polemika, duke konfirmuar edhe një herë tensionin e madh që po shoqëron garën për mbijetesë në kampionat. "Ne i dimë vështirësitë që kemi në këto ndeshje - tha tekniku i Bylis Gentian Mezani -. Çdo ndeshje shumë e vështirë, ky është kampionati shqiptar, emocional dhe i fortë. Nuk është çudi që sot kemi gjetur Tiranë të fortë, kemi marrë pikë të vlefshme. I dimë vështirësitë. Janë ekipe si Egnatia, Elbasani, Vllaznia, skuadra që kanë investuar për ekip tjetër nga ai që kemi ne. Do sakrifikojmë deri në fund për të arritur objektivin që kemi".

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e44afc2dcc7.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI