Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Nga rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet dyfish çmimi i vezëve

Lapsi.al 26 March 2025
Nga rënia e prodhimit pas gripit të shpendëve, shtrenjtohet

Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr. Çmimi i tregtimit të vezëve është rritur nga 90 deri 100%.

Në tregun e pakicës çmimi i shitjes së vezës së hapur është 25 lekë për kokërr nga 17 deri 20 lekë që tregtohej më parë. Rritja 20 deri 47%.

Drejtuesit e pularive theksojnë se shtrenjtimi i çmimit u ndikua nga rënia e prodhimit, pas ngordhjes së shpendëve me shfaqjen e gripit H5N1 në fillim të muajit mars në disa kapanone në zonën e Durrësit.

Deri në javën e parë të muajit mars (deri më datë 7 Mars) sipas të Dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit Rural numri i shpendëve të asgjësuara arriti në 67 mijë krerë pas infektimit të tyre me gripin H5N1.

Prodhuesit gjithashtu pohojnë se po përballen me rënie të fuqisë blerëse jo për shkak të ndryshimit të çmimit, por nga frika e konsumatorit. Operatorët garantojnë se vezët e prodhuara janë të sigurta, pasi në eficencë prodhimi janë vetëm shpendët e shëndetshëm, ndërsa shpendët e prekur nga gripi u asgjësuan dhe në fazën e marrjes së gripit nuk arrijnë të prodhojnë.

Gripi i shpendëve u shfaq në vend edhe 3 vite më parë, në mars të 2022 dhe rënia më e madhe e prodhimit të vezëve ishte në qarkun e Durrësit, ku është i përqendruar numri më i lartë i stabilimenteve të rritjes së shpendëve. Në Durrës prodhimi i vezëve për 2022 ra rreth 48% krahasuar me vitin paraardhës. Në total sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numëroheshin rreth 4,9 milionë pula në të gjithë vendin. Krahasuar me 2021 numri i tyre ra rreth 5%.

Edhe në atë periudhë rënia e prodhimit solli shtrenjtim të çmimit të vezës deri në 25 lekë për kokërr në tregun e pakicës.

Pa ndihmën e subvencioneve të shtetit prodhuesit arritën të zëvendësonin shpendët e ngordhura përgjatë 2023, ku në fillim të vitit eksportuan edhe sasi të larta të prodhimit.

Për këtë vit sipas operatorëve vlerësohet pozitivisht nisja e rimbursimeve nga shteti për zëvendësimin e shpendëve të ngordhur. Çmimet e pulave për prodhim në treg variojnë nga 4,5 deri 5 euro për krerë. Në 2023, sipas të dhënave të INSTAT numri i pulave arriti në 4,8 mln krerë. Krahasuar me 2022 numri i tyre ra 2,4%. Në 2023 prodhimi i vezëve u rrit 15% krahasuar me 2022. /Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Ditën e mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm. Reshjet e shiut do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës. Era do të fryjë juglindje-veril...

07:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI