Flash

La jashtë dy yjet e skuadrës, Gvozdenovic: "Tsague e Abalora erdhën me 15' vonesë"

Lapsi.al 26 March 2025
La jashtë dy yjet e skuadrës, Gvozdenovic: "Tsague e Abalora

“Sot ishin të rëndësishme vetëm pikët. Gjithmonë këtu është ndeshje e fortë, Laçi i mirë, edhe sot luajti mirë. Sot ndoshta luajti mirë në pjesën e parë, por rezultatin 0-1. Sot kishim nevojë për pikët, kemi edhe 5 finale. Tani do mendoj vetëm për Tiranën". Ivan Gvozdenovic nuk mund të mos jetë i kënaqur tashmë pothuaj i shkëputur përfundimisht nga zona e poshtme e renditjes e me një shpresë të vakët për Final 4. Elbasani i tij rrëmbeu fitoren në transfertë me Laçin, por serbi dukej se për këtë kishte shkuar: "Sot nuk ishim të kënaqur me 1 pikë. Jemi Elbasani dhe gjithmonë mendojmë për 3 pikët. Kishim përgatitur ndeshjen për kundërsulm, kjo ishte ideja nga fillimi. Dhe nga goditja standarde, sot një gol vendos, ndoshta ishim pak me fat sot".

Gvozdenovic ka treguar madje se ka nën kontroll situatën, duke guzuar të lërë jashtë dy lojtarë të rëndësishëm si Tsague e Abalora, për një motiv shumë të thjeshtë: "Sot Tsage bashkë me Abalorën ishin jashtë sepse bënë një gabim, ishin me vonesë 15 minuta për drekën. Bashkë me stafin u vendos të jenë jashtë. Të dy ishin në formacion, por pas drekës vendosëm të dalim jashtë nga protokolli".

Lexo më tejShabani shënon në portën e tij, dënon Laçin: Elbasani godet në transfertë

Në fund, Gvozdenovic sqaroi edhe si ndihet në raport me objektivin sezonal, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për tu luajtur: "Tani kemi 40 pikë, jemi më qetë nga poshtë. Kjo ishte shumë e rëndësishme, pastaj për Final Four do presim nesër që luan Partizani. Do luftojmë deri në fund për Final Four dhe do kujdesemi për poshtë. Çdo javë është e fortë dhe tani gjithmonë jemi me kujdes dhe poshtë dhe do luftojmë për Final Four”, tha Gvozdenovic.

MORIERO: "KUSH NUK VRAPON, NUK LUAN"

“Pësuam gol në këndore, në një situatë që e kishim studiuar gjatë javës. Ne pastaj bëmë ndeshjen, ata nuk na rrezikuam, të reagonim nuk ishte e thjeshtë, gabuam shumë gjëra të thjeshta. Por edhe kjo është pjesë e futbollit, jemi rrëzuar shumë herë e jemi ngritur. Do ta bëjmë edhe këtë herë". Francesco Moriero mundohet të ngrejë në këmbë Laçin e tij, të rrëzuar në shtëpi përballë Elbasanit e tani në rrezik për të rënë nga kategoria. Tekniku italian nuk heq dorë nga filozofia e tij: "Melo u stërvit shumë pak këtë javë. Bullari dhe Traore bënë ndeshjen e tyre, unë bëra zgjedhjet e mia taktike, Muhabeti është i njëjti, kush nuk vrapon, nuk luan. Pashë që nuk po bënin atë që kërkoja, e dinë që kështu është me mua. Myrtja hyri mirë, pastaj vendosi të hedhë Melon se është më taktik, kur del një lojtar nuk është se e ngel në klasë. Doja të jepja më shumë intensitet lojës".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI