Flash

“Koçi xhaketë e kthyer, po abuzon Jareci jo Duka”:presidenti i Bylis Kapllanaj akuzon

Lapsi.al 26 March 2025
“Koçi xhaketë e kthyer, po abuzon Jareci jo

"Arbitri akordoi faull, pastaj u bë faull nga lojtari ynë dhe pastaj u dha penallti. Kjo është skandaloze, komplimentoj çunat për një ndeshje shumë të bukur që kanë bërë, por nuk mund të pranoj të tillë arbitër. Janë 2-3 sezone rresht që ky arbitër ka marrë fatet e Bylisit për ta hedhur nga kategoria". Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka shpërthyer pas ndeshjes kundër arbitrit Koçi dhe jo vetëm. Numri 1 i ballshiotëve ka akuzuar për një arbitrim të qëllimshëm nga një arbitër, që ka kohë që dënon klubin e tij: "Kam çuar 2-3 herë dokument të mos e drejtojë më Bylisin. Ky është përjashtuar nëse ju kujtohet një herë dhe është kthyer. Ky është ndër të paktët arbitra që kanë mbetur nga koha e xhaketave të kthyera mbrapa, nuk ka asnjë problem me federatën e presidentin".

Sulm frontal ndaj shefit të arbitrave, Jareci

Presidenti Kapllanaj pastaj e ngriti shënjestrën kundër shefit të arbitrave Sokol Jareci: "Unë e thashë që nuk kam asgjë kundër federatës, presidentit, drejtuesve, ne gjithë problemet na vijnë nga Sokol Jareci, është personi që po abuzon aq shumë me Bylisin. Nuk është viti i parë, janë 2-3 vite, ai më ka bërë bllokim telefonit, që ne jemi drejtues klubi. Unë jam privat 100%, paguaj nga xhepi, bashkia jep 0 leke për Ballshin, janë lekët e familjes time, gjaku ynë. Nuk mund të tallet Jareci e ky arbitër në këtë mënyrë".

Lexo më tej: Penalltia e polemikave: Kapllanaj nxjerr ekipin nga fusha, Tirana e Bylis barazojnë

Sipas tij, investimet e bëra në skuadër janë shumë të mëdha, por rezultatet kanë munguar për shkak të arbitrimit tendencioz: "Ne kemi investuar lekë edhe më shumë se Egnatia e se të gjithë, vetëm portieri merr 6 mijë euro në muaj. Kemi bërë investime për të qenë ndër skuadrat më të mira, se duhet të luajmë çdo ndeshje 11 me 14".

Arbitra të huaj

Në fund Kapllanaj bëri një kërkesë të hapur për arbitra të huaj në javët e mbetur, si mënyra e vetme që Bylis të mbijetojë. Presidenti mallakastriot madej e ktheu çështjen në shkallë shumë më të gjerë: "Dua që në ndeshjet e mbetura, jemi gati të paguajmë para dhe të bëjmë ndeshje me arbitra të huaj. Normalisht jemi e vetmja skuadër në jug, ndoshta edhe misioni është të na hedhë nga kategoria, e kanë bërë një herë, dy, tre. Nëse nuk investojmë, të biem, por nëse jo, pse të biem, pse të paragjykohemi ne?".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI