Flash

Katër vjet burg për ish-ministrin austriak të Financave

Lapsi.al 26 March 2025
Katër vjet burg për ish-ministrin austriak të Financave

Në vitin 2020 ish-ministri austriak i Financave, Grasser u dënua me tetë vjet burg, ndër të tjera për rryshfet. Gjykata e Lartë e vendit e konfirmoi tani vendimin për fajësinë, por e uli dënimin me burg.

Ish-ministri austriak i Financave, Karl-Heinz Grasser, u dënua me katër vjet burg për rryshfet nga Gjykata e Lartë e Austrisë. Gjykata tha se ka prova që ish-politikani i partisë FPÖ ka shpërdoruar postin dhe ka pranuar dhurata dhe ryshfet, por e përgjysmoi masën fillestare të dënimit me burg. Po ashtu Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e dënimit për falsifikim provash të marrë ndaj ish-ministrit Grasser nga shkalla e parë .

Ryshfet në miliona për informacione të brendshme

Pas shumë vite hetimesh Grasser, i cili ishte ministër i Financave nga viti 2000 deri në vitin 2007, u dënua në vitin 2020 me tetë vjet heqje lirie, nga Gjykata Rajonale e Vjenës. Akuza ndaj Grasser ishte se në vitin 2004 i kishte dhënë një investitori privat informacione të rëndësishme lidhur me çmimin që kërkohej për shitjen dhe privatizimin e 60,000 apartamenteve që i takonin shtetit.

Në këtë mënyrë kompania e pasurive të paluajtshme e investitorit në fjalë arriti të sigurojë kontratën si ofertuesja më e lartë. Grasser dhe pjesëmarrësit e tjerë thuhet se kanë marrë për këtë shpërblime prej 9.6 milionë eurosh.

Dënimi më i lartë i dhënë ndonjëherë për një politikan

"Kemi të bëjmë me krime të rënda dhe pa precedentë në Austri”, tha kryetarja e trupit gjykues. Megjithatë, për shkak të zgjatjes së procedurës, gjykata vendosi uljen e dënimit me burg. Gjithësesi pavarësisht uljes së dënimit, ky mbetet dënimi më i lartë i dhënë ndonjëherë për një politikan të lartë austriak.

Grasser dhe avokati i tij thanë se vendimi shkel ligjin dhe drejtësinë dhe njoftuan se do të ankohen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë ky hap nuk ka efekt ndaj vendim dhe nuk çon në shtyrjen e dënimit me burg./DW

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 9...

08:11

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Ditën e mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm. Reshjet e shiut do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës. Era do të fryjë juglindje-veril...

07:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI