Flash

Kampi Gjadrit, Renzi: Të kthehet për të dënuarit shqiptarë nga drejtësia italiane

Lapsi.al 26 March 2025
Kampi Gjadrit, Renzi: Të kthehet për të dënuarit

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi pas vizitës së tij në kampin e Gjadrit ka mbajtur fjalën e tij para mediave. Renzi gjatë fjalës së tij u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si qendër për shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane. Sipas tij vuajtja e dënimit në këto qendra do të ishte lehtësim për sistemin e burgjeve italiane dhe do të ndihmojë të burgosurit shqiptarë të jenë më afër familjarëve.

“Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluar edhe në Parlamentin italian. Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ai.

Vizita e Renzit në kampin e Gjadrit vjen pas vendimit të gjykatës italiane. Gjykata italiane vendosi ti japë të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi.

Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI