Flash

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit

Lapsi.al 26 March 2025
Ish-kryeministri italian Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ditën e sotme ka udhëtuar drejt qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Renzi raportohet se ka mbërritur në Gjader prej 60 minutash dhe vizita e tij vjen pas vendimit të gjykatës italiane. Gjykata italiane vendosi ti japë të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Gjithashtu Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi. Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI