Flash

Irani rrezikon përjashtimin nga Botërori 2026: është në listën e zezë të Trump

Lapsi.al 26 March 2025
Irani rrezikon përjashtimin nga Botërori 2026: është në
Japoni, Zelandë e Re, Argjentinë dhe Iran janë kombëtaret që tashmë janë kualifikuar në Kupës së Botës 2026. Ato i bashkohen Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, që marrin pjesë automatikisht si vendet organizatore të turneut. Deri tani janë shtatë ekipe të sigurta, por numri do të rritet deri në 48, duke qenë se ky është edicioni i parë i një Botërori me formatin e zgjeruar. Megjithatë, disa prej këtyre vendeve mund të përjashtohen për arsye politike, edhe nëse kualifikohen në fushë.

Pse rrezikohet përjashtimi?

Sipas gazetave amerikane New York Times dhe Wall Street Journal, ekziston një pasiguri e madhe nëse administrata e drejtuar nga Donald Trump do të lejojë hyrjen në SHBA të përfaqësuesve të disa vendeve që janë në një “listë të zezë”. Në këtë grup “të padëshiruar” përfshihen 43 shtete, disa prej të cilave ende kanë shanse për t’u kualifikuar në Botëror. Lexo më tej: Futbolli larg politikës, vetëm kur na intereson: Infantino, Trump e lidhjet me FIFA-n Një nga këto është Irani, i cili siguroi biletën për në Botëror pas barazimit 2-2 me Uzbekistanin. Megjithatë, edhe pse sportivisht është i kualifikuar, përfaqësuesja aziatike mund të përballet me probleme burokratike për shkak të politikave të Trump. Shtetet e Bashkuara mund të argumentojnë se masa të tilla janë të nevojshme për arsye sigurie, duke refuzuar dhënien e vizave për ekipin iranian ose, në një version më të butë, duke ndaluar vetëm tifozët iranianë të hyjnë në SHBA.

A është ky një skenar i mundshëm?

Sipas Wall Street Journal, kjo nuk është një mundësi që mund të përjashtohet plotësisht. Megjithatë, mbetet e paqartë deri në çfarë mase politikat e Trump mund të ndikojnë në një ngjarje kaq të madhe si Botërori, e cila kërkon koordinim të gjerë logjistik dhe kalime kufitare ndërkombëtare. Një precedent i mëparshëm jep arsye për të besuar se FIFA nuk do të pranojë vendime ekstreme. Në vitin 2023, FIFA i hoqi Indonezisë të drejtën për të organizuar Kupën e Botës U-20 për shkak të kundërshtimit të saj ndaj Izraelit, duke zhvendosur turneun në Argjentinë. Prandaj, duket e pamundur që SHBA të rrezikojë një incident diplomatik me FIFA-n dhe të vërë në dyshim organizimin e Kupës së Botës. Megjithatë, mënyra se si politikat e Trump mund të ndikojnë në këtë situatë mbetet ende një e panjohur pa një përgjigje të sigurt.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI