Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Del VIDEO/ Ish-kryeministri italian kapi gazetaren nga flokët se nuk i pëlqeu pyetja

Lapsi.al 26 March 2025
Del VIDEO/ Ish-kryeministri italian kapi gazetaren nga flokët se nuk i

Një incident ka ndodhur mes ish-kryeministrit italian Romano Prodi dhe gazetares së emisionit “Quarta Repubblica” në Rete 4, Lavinia Orefici. Gazetarja i kërkoi Prodit një koment mbi një pasazh në “Manifestin e Ventotenes” për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.

Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe i tërheq flokët gazetares. Në fillim Prodi e mohoi që ta kishte kapur gazetaren nga flokët duke u shprehur se vetëm i kishte vënë dorën në sup, por më pas televizioni La7 nxori pamjet e plota.

Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti I papërshtatshëm.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

OKB: Shpërthim kolere në Afrikë

Më shumë se 178,000 raste të kolerës janë konfirmuar në 16 vende në Afrikën lindore dhe jugore nga janari 2024 deri në mars 2025, tha Fondi i Kombeve të Bashkua...

12:27

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI