Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

BE thirrje qytetarëve të bëhen gati për luftë, iu tregon çfarë rezervash të kenë

Lapsi.al 26 March 2025
BE thirrje qytetarëve të bëhen gati për luftë, iu

Bashkimi Evropian ka lëshuar një njoftim që çdo familje në bllokun 27-vendesh të ketë gati një paketë mbijetese tre-ditore në rast lufte ose fatkeqësish natyrore.

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave Hadja Lahbib tha se propozimet do të paraqiten zyrtarisht si pjesë e një 'strategjie gatishmërie' më të gjerë, por pa specifikuar detaje të mëtejshme.

Brukseli shpreson të sigurojë që çdo qytetar të jetë i pajisur për 72 orë rezerva të mjaftueshme në mes të kërcënimit në rritje të shpërthimit të një konflikti botëror.

Qytetarëve të BE-së do t'u thuhet të grumbullojnë një duzinë artikujsh kryesorë, duke përfshirë shkrepëse, dokumente, ujë në shishe, shufra energjie dhe një elektrik dore, si pjesë e kompletit të tyre të 'rezistencës'.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë shpesh herë se pushtimi i Ukrainës së shpejti mund të shpërthejë në një luftë globale.

Disa vende skandinave tashmë e kanë rritur përgatitjen e tyre duke shpërndarë udhëzues për mbijetesën e luftës.

BE i është bashkuar tani përpjekjeve të tilla pas një raporti historik nga ish-presidenti i Finlandës Sauli Niinisto vitin e kaluar mbi forcimin e gatishmërisë civile dhe ushtarake të Evropës.

Në një letër drejtuar shefes së BE-së Ursula von der Leyen, tre ligjvënës nga grupi qendror i Parlamentit Evropian Reneë i kërkuan komisionit të shkojë më tej duke dërguar një manual për çdo familje në bllok për përgatitjen për 'kriza të ndryshme, nga konflikti i mundshëm deri te fatkeqësitë klimatike, pandemitë dhe kërcënimet kibernetike.

Udhëheqësit e BE besojnë se Vladimir Putin mund të marshojë më tej në Evropë nëse pushtimi rus i Ukrainës është i suksesshëm.

Të këshilluara

OKB: Shpërthim kolere në Afrikë

Më shumë se 178,000 raste të kolerës janë konfirmuar në 16 vende në Afrikën lindore dhe jugore nga janari 2024 deri në mars 2025, tha Fondi i Kombeve të Bashkua...

12:27

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI