Flash

Aksident në Durrës, shoferja përplaset me një mjet të parkuar dhe ngjitet në trotuar

Lapsi.al 26 March 2025
Aksident në Durrës, shoferja përplaset me një mjet të

Një automjet i drejtuar nga një e re shkaktoi aksident teksa lëvizte me shpejtësi mbrëmë në një nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit, pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit.

Paraprakisht, deklarohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të lëvizjes mbi normat e shpejtësisë.

Pas kalimit të rreth-rrotullimit, 22-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe mjeti i drejtuar prej saj u përplas me një automjet tjetër, si dhe me një nga dyqanet buzë rrugës. Mjeti ka përfunduar në hyrjen e një pallati, ndërkohë që shumë pranë ndodheshin dy persona, që fatmirësisht shpëtuan pa u dëmtuar. E reja u dërgua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit përveç shpejtësisë ka qenë edhe lagështia në rrugë.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 9...

08:11

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Ditën e mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm. Reshjet e shiut do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës. Era do të fryjë juglindje-veril...

07:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI