Flash

4 vrasje në tre ditë në Kosovë, Kurti: Duhet analizë profesionale

Lapsi.al 26 March 2025
4 vrasje në tre ditë në Kosovë, Kurti: Duhet analizë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur në lidhje me katër vrasjet që janë regjistruar brenda kësaj jave në vend. Kurti u bëri thirrje hetuesve të angazhohen me seriozitetin më të lartë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që çuan në 4 viktima në tre ditë.

Ai shtoi se vendi është tronditur nga këto ngjarje dhe se duhet zhvilluar një analizë profesionale për këto vrasje. Kurti theksoi se duhet veprim i menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror.

“Dua të ndaj brengën e njëjtë me të gjithë ju në lidhje me katër vrasjet e regjistruara në tri ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve në mënyrë që edhe të vihet edhe drejtësi edhe të parandalohen akte të tilla. Vrasja është akti më i rëndë njeriu-njeriut, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë në të cilën ai bënte pjesë, pra shoqërisë sonë.

Gjithë vendi është tronditur dhe lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet dhe dënohet. Duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional, reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit. Kjo është thirrje për të gjithë ne. Edhe për faktin që këto vrasje ndodhën pikërisht në javën kur shënojmë 26-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë për ta ndalë gjenocidin e Serbisë dhe përkujtojmë masakrat e njëpasnjëshme të aparatit shtetëror të Serbisë që synonte shfarosjen e popullit shqiptar,” tha Kurti.

Ai më tej shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa tha se u qëndron pranë atyre.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira teksa ritheksojmë kërkesën për angazhim maksimal të organeve të rendit dhe të drejtësisë.” shtoi Kurti.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 9...

08:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI