Flash

Skandali i mesazheve mes njerëzve të Trump, reagon shefi i CIA-s

Lapsi.al 25 March 2025
Skandali i mesazheve mes njerëzve të Trump, reagon shefi i CIA-s

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte gazetarit e gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili ishte futur gabimisht në grup nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe ka deklaruar se Mike Waltz, këshilltari i sigurisë kombëtare, ka kërkuar “përmes aplikacionit një koordinim”.

“Një oficer i CIA-s nuk po vepronte në fshehtësi. Unë ndava emrin e një oficeri të CIA-s, që nuk ishte i fshehtë, plotësisht i hapur dhe i përshtatshëm, dhe që shpesh ka rol si koordinator midis Shtëpisë së Bardhë dhe stafit tim. Ky koordinim ishte krijuar fillimisht nga këshilltari i sigurisë kombëtare për të siguruar një pikë kontakti dhe më pas do të kalonte në nivelin e lartë”, tha Ratcliffe.

Komunikimet nga “niveli i lartë” janë të klasifikuara dhe transmetohen përmes sistemeve të sigurta të komunikimit. Ratcliffe nënvizoi se biseda në aplikacionin Signal “nuk ishte e menduar si një zëvendësim për komunikimet e nivelit të lartë”, por ishte krijuar nga Mike Waltz për të siguruar pikat e kontaktit dhe ai beson se kjo është ajo që ndodhi. Në përgjigje të pyetjes nëse kishte detaje mbi armët dhe oraret, Ratcliffe tha “jo, sipas dijenisë sime”.

Të këshilluara

OKB: Shpërthim kolere në Afrikë

Më shumë se 178,000 raste të kolerës janë konfirmuar në 16 vende në Afrikën lindore dhe jugore nga janari 2024 deri në mars 2025, tha Fondi i Kombeve të Bashkua...

12:27

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48