Flash

Rritje alarmante e vrasjeve të grave në Kosovë, 59 viktima në 15 vite

Lapsi.al 25 March 2025
Rritje alarmante e vrasjeve të grave në Kosovë, 59 viktima

Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra. Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, vitet më tragjike kanë qenë 2018 dhe 2020, kur u regjistruan nga 7 viktima, ndërsa vitet tjera shënojnë luhatje, me një rënie të lehtë në vitet e fundit, por me një prani të vazhdueshme të rasteve.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë theksuar se institucionet kanë dështuar në shumë raste në mbrojtjen e grave që kanë raportuar dhunë apo kanë kërkuar ndihmë. Sipas raporteve, shumica e vrasjeve janë kryer nga bashkëshortët, ndërsa në raste të tjera kur krimet janë kryer nga baballarët dhe djemtë e viktimave.

Ndryshe, gjatë dy ditëve të kaluara në Vushtrri janë shënuar tre vrasje me armë zjarri, mes të cilave edhe një grua. Rrjeti i Grave të Kosovës është shprehur thellësisht i shqetësuar për vrasjen e gruas në Vushtrri.

“Kjo tragjedi tregon edhe një herë se gratë nuk janë të sigurta dhe se kjo pasiguri ndaj tyre vazhdon t’ua marrë jetën. Kërkojmë me ngulm që institucionet të veprojnë menjëherë dhe të sigurojnë mbrojtje maksimale për gratë në Kosovë”, ka thënë kjo organizatë përmes një postimi në Facebook.

Kjo situatë tregon nevojën urgjente për masa më të forta institucionale për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e grave të rrezikuara. Aksionet e shoqërisë civile dhe presioni mbi autoritetet mbeten vendimtare për të ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm./ REL

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 91 l...

08:42

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI