Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Protestat në Turqi, shkon në 1400 numri i të arrestuarve

Lapsi.al 25 March 2025
Protestat në Turqi, shkon në 1400 numri i të arrestuarve

Autoritetet në Turqi kanë njoftuar se më shumë se 1,400 protestues janë arrestuar në Turqi që nga fillimi i valës së protestave të mërkurën e kaluar, të shkaktuar nga arrestimi i kryetarit opozitar të Stambollit. Autoritetet gjithashtu bëjnë me dije se kanë ndaluar të gjitha tubimet në tre qytetet më të mëdha të vendit.

"1,418 të dyshuar janë arrestuar aktualisht gjatë protestave të paligjshme që nga 19 marsi," shkroi Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në X.

Protestat masive nisën të mërkurën kur kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu një kundërshtar i Erdoganit u arrestua me akuza për korrupsion.

Imamoglu nga ana e tij pretendon se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, diçka që Erdogan e mohon. Ndërkohë protesta në të gjithë Turqinë është përshkruar si më e madhja në vend që nga protestat e Gezi të vitit 2013

Të këshilluara

OKB: Shpërthim kolere në Afrikë

Më shumë se 178,000 raste të kolerës janë konfirmuar në 16 vende në Afrikën lindore dhe jugore nga janari 2024 deri në mars 2025, tha Fondi i Kombeve të Bashkua...

12:27

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI