Flash

Ngadalësohet turizmi, të huajt u rritën vetëm me 7.4% në shkurt

Lapsi.al 25 March 2025
Ngadalësohet turizmi, të huajt u rritën vetëm me 7.4%

Turizmi ka shënuar ngadalësim gjatë shkurtit me një rritje të hyrjes së të huajve në vend, me vetëm 7.4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Instituti Statistikave publikoi së fundmi shifrat ku rezulton që gjatë muajit të dytë të vitit të kenë hyrë në vend mbi 1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ky tregues ka pësuar një rritje me 7,9%, krahasuar me Shkurt 2024. Pak më shumë se një milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 6,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas INSTAT.

“Në Shkurt 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 543.216, duke pësuar një rritje me 8,5%, krahasuar me Shkurt 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 516.058. Ky numër është rritur me 7,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në muajin Shkurt 2025, 543.803 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7,2%, krahasuar me Shkurt 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2025, janë 523.151. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 5,5%,” thuhet në publikimin e INSTAT.

Të paktën 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 83% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 6%.

Sipas INSTAT qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Shkurt 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 7,4 % krahasuar me Shkurt 2024. Rritje në muajin Shkurt kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 29,6%.

Turoperatorët presin që viti 2025 të ketë një ecuri të ngjashme me 2024-ën sa i takon sektorit duke e lidhur këtë me hyrjen e një sërë tregjeve të reja me kontrata garancie, një interesi në rritje edhe të tregjeve tradicionale që operojnë këtë formë por edhe interesit nga ata që vijnë individual. Vijimi i promovimit por edhe një raport më ekonomik në kosto dhe shërbim që ofron Shqipëria karshi tregjeve të tjera vazhdon ta mbajë atë në vëmendje./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI