Flash

Makina përplaset me një mjet të tonazhit të rëndë në Elbasan, dy persona të plagosur

Lapsi.al 25 March 2025
Makina përplaset me një mjet të tonazhit të rëndë

Një aksident ka ndodhur mesnatën e djeshme në aksin e rrugës Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Një makinë e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë. Autovetura në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje.

Për pasojë autovetura është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë “fluturuar” disa metra larg.

Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes që ndodhi në fshatin Katund i Ri në njësinë administrative Bradashesh.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI