Flash

Izraeli krijon një institucion për largimin e palestinezëve

Lapsi.al 25 March 2025
Izraeli krijon një institucion për largimin e palestinezëve

Institucioni i ri do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, konfirmoi një zëdhënëse e zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu. Detyra e tij është të "përgatisë largimin vullnetar të banorëve të Rripit të Gazës për në vende të treta në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar". Kabineti i Sigurisë e miratoi propozimin përkatës të Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz.

Ata që dëshirojnë të largohen nga zona e rrethuar bregdetare palestineze në brigjet e detit Mesdhe duhet t'u mundësohet largimi "në përputhje me ligjet izraelite dhe ndërkombëtare si dhe në përputhje me vizionin e presidentit amerikan Donald Trump", tha ministria në një deklaratë. Se cilat janë vende të treta ku mund të shkojnë personat që duan të largohen nuk përmendet.

"Shkelje flagrante e së drejtës civile ndërkombëtare"

Kritika të ashpra ndaj këtij plani pati nga shteti fqinj i Izraelit, Jordania. Ministria e Jashtme në Aman tha se kemi të bëjmë me plane për dëbim të detyruar. Së bashku me synimin për t'i kthyer 13 zona të banuara në vendbanimet ekzistuese izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar në vendbanime të pavarura, po u hapet rruga "ngulimeve të tjera për kolonë", thuhet në deklartën e Ministrisë së Jashtme të Jordanisë. Të gjitha planet janë një shkelje e hapur së drejtës civile ndërkombëtar.

Jordania është një nga vendet që ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve për qytetar. Në Jordani jetojnë një numër i madh palestinezësh dhe sirianësh. Rreth 30 deri në 40 për qind e të gjithë jordanezëve kanë origjinë palestineze, përfshirë edhe mbretëreshën Rania. Jordania nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1994.

Kritika nga organizatat joqeveritare

Organizata të ndryshme joqeveritare e kritikuan këtë plan dhe thanë se njerëzit nuk largohen vullnetarisht nga vendi i tyre. Lëvizja izraelite e paqes 'Paqe Tani' e quajti institucionin e ri për imigracionin si një "njollë të pashlyeshme" për Izraelin.

Kurse organizata 'Mjekët pa Kufij' paralajmëroi ndaj një dëbimi masiv të banorëve palestinezë në Bregun Perëndimor verior të pushtuar nga Izraeli.

"Izraeli duhet të ndalojë menjëherë dëbimin me forcë të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe ndihma humanitare duhet të rritet dhe të arrijë tek ata që kanë nevojë”, thuhet në një apel./ DW

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48