Flash

Gërdeci/ Shtyhet seanca për më 7 prill, shkak mungesa e Mediut

Lapsi.al 25 March 2025
Gërdeci/ Shtyhet seanca për më 7 prill, shkak mungesa e Mediut

Seanca e sotmë për çështjen "Gërdeci" është shtyrë për më datë 7 prill. Shkak e shtyrjes së swancës ka qenë mungesa e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai nuk mori pjesë në seancë pasi ka ftesë nga Kongresi Amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.

Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur komentet mbi akt ekspertimin tekniko ushtarak. Avokati i familjarëve Dorian Matlia kërkoi që pretendimet të paraqiten njëherë me shkrim për ekonomi gjyqësore.

Prokurori Klodian Braho e quajti të pajustifikuar mungesën e Mediut dhe kërkoi të vazhdonte seanca në prani të avokatit po kjo u kundërshtua nga Ligori. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme.

Në seancë ishte e pranishme edhe Zamira Durda, e cila tha që ka 17 vjet që pret drejtësi dhe procesi po zvarritet. Durda humbi djalin e vogël në tragjedinë e Gërdeci dhe prej 17 vitesh vijon të kërkojë drejtësi dhe që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 91 l...

08:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI