Flash

Berisha: Onkologjiku, strehë ku njerëzit vdesin nga mungesa e ilaçeve

Lapsi.al 25 March 2025
Berisha: Onkologjiku, strehë ku njerëzit vdesin nga mungesa e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për shtyp ku trajtoi situatën e shëndetësisë në vend. Ai theksoi se Shqipëria renditet mes vendeve të botës së tretë për sa i përket shërbimit shëndetësor, ndërsa kritikoi qeverinë për mos mbajtjen e premtimit për shërbime falas.

Berisha u ndal në faktin se Shqipëria ka një normë vdekshmërie për sëmundjet e zemrës dy herë më të lartë se në Europë dhe se vdekshmëria foshjore është tre herë më e lartë se në vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria renditet me vendet e botës së tretë për nga shërbimi shëndetësor. Qytetarët paguajnë gjobën më të madhe në Europë dhe ndër më të lartat në botë për kujdes shëndetësor, ndërkohë Rama i cili erdhi 12 vite më parë në pushtet me shëndetësinë falas, sot merret me çdo gjë përveç dështimit në kujdesin shëndetësor me pasojat e qindra mijëra jetë njerëzish. Sot shqiptarët vdesin nga sëmundjet e zemrës dy herë më shumë se në Europë,

Vdekshmëria foshjore 3 herë më e lartë se Mali i Zi apo vendet e tjera në rajon. Shqipëria përballet me një furnizim me ilaçe më të dobët dhe më të paefektshëm.

Onkologjiku në vend të ishte një vend shprese, faktikisht është një strehë ku njerëzit nuk vdesin nga sëmundja por nga mungesa e ilaceve. Në këtë spital për 3 vite u lanë jashtë funksionit aparaturat jetike për mjekimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Aparatura diagnostike u lanë jashtë funksionit gjithashtu.

Në këtë spital i jepen pacientëve ilaçe jo të përshtatshme për sëmundjen që kanë. Kjo gjendje nuk është vetëm në Onkologjik”, tha ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 91 l...

08:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI