Flash

Tentuan të futeshin ilegalisht në Britaninë e Madhe, arrestohen 3 persona

Lapsi.al 24 March 2025
Tentuan të futeshin ilegalisht në Britaninë e Madhe, arrestohen 3

Tre persona, mes tyre dy shqiptarë, janë arrestuar pasi futën një grua dhe një fëmijë 6-vjeçar ilegalisht në Britaninë e Madhe me anë të një kamioni.

Sipas komunikatës për media të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), treshja u arrestua nga oficerët e agjencisë mëngjesin e 23 marsit, pasi kamioni mbërriti me një traget nga Hook of Holland në portin e Killingholme në North Lincolnshire.

Ai u kontrollua nga Forcat Kufitare, të cilët po punonin me NCA-në. Gruaja dhe fëmija, të dy shtetas shqiptarë, u gjetën të fshehur në kabinën e kamionit dhe iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Shoferi i kamionit, një 36-vjeçar nga Polonia, u arrestua. Ai u akuzua për bashkëpunim në emigracion të paligjshëm dhe pritet të dalë sot para Gjykatës Magjistrale të Grimsby-t.

Menjëherë pas kësaj, dy shqiptarë të moshës 44 dhe 26 vjeç u arrestuan gjithashtu nga oficerët e NCA-së pak milje larg portit ku u ndalua kamioni. Ata ishin nisur me makinë nga zona Hendon e Londrës dhe dyshohej se po shkonin për tek kamioni në të cilin u gjetën gruaja dhe fëmija 6-vjeçar.

44-vjeçari u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa 26-vjeçari mbetet në paraburgim pasi besohet se është subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit, si pasojë e të cilit ai mund të ekstradohet në Itali, ku dhe kërkohet në lidhje me veprat penale të trafikut të drogës.

‘Neutralizimi i krimit të organizuar të imigracionit mbetet një prioritet kryesor për NCA.

Shumë nga grupet e përfshira janë të vendosura jashtë shtetit, ku ka individë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të përfshirë në këtë lloj kriminaliteti iu them se do kenë vëmendjen e plotë të NCA dhe partnerëve tanë.

Hetimi ynë për këtë incident po vazhdon’, tha Jacque Beer, Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA.

Të këshilluara

Rama: PS mace që kap edhe minjtë e vet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillon një takim për prezantimin e ekipit me të cilin PS garon në 11 maj në këtë qark. “Nëse hyjmë në BE...

15:21

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz

Një konflikt është raportuar se ka ndodhur në Kamëz. Gjithashtu raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Policia është nisur drejt vendit të ng...

11:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI