Flash

Rama: Blini prona tani se do shtrenjtohen kur të hyjmë në BE

Lapsi.al 24 March 2025
Rama: Blini prona tani se do shtrenjtohen kur të hyjmë në BE

Gjatë një takimi në Sarandë, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të blejnë prona të patundshme, që të fitojnë para, pasi sipas tij me anëtarësimin e vendit në BE çmimi i tyre do të dyfishohet menjëherë.

‘Në momentin që do hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë rritje çmimi dyfish menjëherë siç ka treguar historia e të gjitha vendeve që kanë hyrë. Kur Kroacia hyri në BE, një muaj pasi gjithçka kërceu dyfish se prona e patundshme bëhet objekt interesi. Nuk është më interes thjesht i popullatës që banon këtu. Njësoj si një qytet i ri t’i shtohet Shqipërisë dhe të ketë potencialet që ka Shqipëria. Përfytyroni se çfarë interesi do të kishte që edhe pse dyfishohen janë më lirë sesa vendet e zhvilluara të BE. Kështu që çfarëdo investimi të bëni sot, pas disa vitesh do t’u kthehet në mirësi’.

Vitin e kaluar Shqipëria u përball me një rënie të ndjeshme të shitjeve të pronave. Të dhënat zyrtare flasin se në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës u regjistruan 31 mijë shitje pronash, nga 35 mijë që ishte ky numër në 2023. E thënë ndryshe, janë mbi 4500 prona më pak të rishitura në tregun e real- estate.

Ndërkohë rënia ishte edhe më e madhe në pjesën e rishitjes. Kontratat e shit-blerjes, pra pjesa e apartamenteve të cilat kanë kaluar hallkën e parë të shitjes nga ndërtuesi tek klientët, pësoi një rënie prej 12.58%. Një pjesë e këtij efekti ishte rezultat i lojës së qeverisë më rivlerësimin.

Por thirrjet publike të kryeministrit për blerje pronash ngjasojnë paksa të çuditshme, pasi deri me tani asnjë kryeministër shqiptar nuk u ka treguar qytetarëve se si t’i investojnë paratë e tyre.

Të këshilluara

Rama: PS mace që kap edhe minjtë e vet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillon një takim për prezantimin e ekipit me të cilin PS garon në 11 maj në këtë qark. “Nëse hyjmë në BE...

15:21

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI