Flash

Po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut, Turqia ndalon 9 gazetarë

Lapsi.al 24 March 2025
Po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut, Turqia ndalon 9

Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë - të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu - njoftoi të hënën Unioni i Gazetarëve i Turqisë. Nuk është e qartë ende arsyeja e ndalimit të gazetarëve.

Një gjykatë turke urdhëroi të dielën burgosjen e Imamoglut, rivalit kryesor të presidentit Recep Tayyip Erdogan, në pritje të gjykimit nën akuzat për korrupsion. Arrestimi i Imamoglut javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit.

Megjithëse në shumë qytete protestat në rrugë u ndaluan nga autoritetet, ka pesë net radhazi që qytetarët kanë mbajtur protesta, kryesisht paqësore, kundër Qeverisë. Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ka bërë thirrje për protesta kundër vendimit të gjykatës për Imamoglun, duke e cilësuar vendimin si të politizuar dhe jodemokratik.

Qeveria mohon se hetimet janë të motivuara politikisht dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Imamoglu i ka hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohet, duke i quajtur ato "akuza dhe shpifje të papërfytyrueshme" dhe ka bërë thirrje për protesta në mbarë vendin.

Në një fjalim gjatë demonstratës në Stamboll, para selisë së bashkisë, lideri i CHP-së, Ozgur Ozel, tha të dielën se ata do të vazhdojnë protestat derisa Imamoglu të lirohet. Një fotograf i stafit të Agence France Presse (AFP) është mes gazetarëve të ndaluar, tha sindikata në një postim në X./ REL

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI