Flash

Palestinezja do të varroset në Shqipëri, të afërmit nuk duan të tërheqin trupin

Lapsi.al 24 March 2025
Palestinezja do të varroset në Shqipëri, të afërmit nuk

24-vjeçarja palestineze, Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi me qira në Tiranë, mund të varroset në Shqipëri. Asnjë nga të afërmit e saj nuk ka kërkuar të marrë trupin e pajetë për ta çuar në banesën e fundit.

Burime nga policia thonë se janë informuar të afërmit e vajzës përmes oficerëve të kontaktit, por askush nuk ka shprehur interes për të tërhequr trupin. Aktualisht, viktima mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore nuk merret nga familjarët, ajo do të varroset në Tiranë.

Rayyan dhe babai i saj, Fadi Alwan, mbërritën në Rinas më 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka. Sipas hetuesve, më 22 shkurt, Fadi Alwan vrau vajzën me disa goditje thike, pastaj u largua nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas në Amsterdam. Ai dyshohet të ketë udhëtuar për në Liban dhe deri tani nuk është arrestuar.

Trupi i pajetë i Rayyan u gjet nga pronarja e banesës pesë ditë pas largimit të autorit. Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, por hetimet zbuluan se Rayyan Alwan u vra nga babai i saj. Fadi Alwan është aktualisht një nga personat më të kërkuar për vrasje dhe policia vazhdon kërkimet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI