Flash

Koçan/ Pacientët në spitale janë në gjendje të mirë shëndetësore

Lapsi.al 24 March 2025
Koçan/ Pacientët në spitale janë në gjendje të

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të personave të lënduar nga zjarri në Koçan.

Taravari u shpreh se pacientët që po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut janë në gjendje të mirë shëndetësor. Nëntë pacientë është planifikuar të dalin nga spitali në fillim të javës, pasi të jenë kryer të gjitha analizat toksikologjike dhe psikologjike.

Ndërkohë në spitalet jashtë vendit janë 115 pacientë, pesë prej të cilëve vazhdojnë të jenë në gjendje kritike shëndetësore. Fatmirësisht rreth një javë pas tragjedise nuk ka pasur asnjë person të lënduar që ka ndërruar jetë.

"Presim përmirësim të situatës. Javën e ardhshme kemi njoftime për kthimin e më shumë pacientëve në vend”, tha Taravari në një deklaratë për mediat sot pas përfundimit të mbledhjes së rregullt të krerëve të krizës.

Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI