Flash

Dhunuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara, zbardhet dëshmia e dy të rinjve

Lapsi.al 24 March 2025
Dhunuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara, zbardhet

Është zbardhur dëshmia e dy të rinjve që dhunuan barbarisht 43-vjeçarin Fabjol Hysi, me aftësi te kufizuara (shurdh-memec), i cili vijon të jetë i shtruar ne spitalin e Traumës në Tiranë pas goditjes që ai mori në kokë.

Dy dhunuesit e arrestuar, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), kanë pranuar fajin në polici, duke treguar dhe se si ka ndodhur ngjarja.

Ata kanë thënë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me 43-vjeçarin, të cilin e njihnin më parë, dhe se ai, sipas tyre, i ka ofenduar.

Enea Korreshi dhe Irdi Nasufi thonë se fillimisht ka nisur një talljeje me të për shaka, por në momentin që Fabjol Hysa i ka ofenduar, aty e kanë goditur me grushte.

Dyshohet se për shkak të dhunës, 43-vjeçari ka përplasur kokën në një cep muri, çka i ka sjellë edhe dëmtimin e rëndë në kokë.

Deri më tani ai është gjendje stabël, por vijon të jetë nën kontrollin intensiv të mjekëve.

Policia e Lushnjës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irgi Nasufi dhe “detyrim paraqitjeje” për 17-vjeçarin, Enea Korreshi.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz

Një konflikt është raportuar se ka ndodhur në Kamëz. Gjithashtu raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Policia është nisur drejt vendit të ng...

11:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI