Flash

Analiza: Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit Imamoglu, sulm ndaj demokracisë

Lapsi.al 24 March 2025
Analiza: Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit Imamoglu, sulm ndaj

Politikanë gjermanë dhe evropianë e kritikuan ashpër arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit dhe kërkojnë të shtohet presioni ndaj Erdoganit.

“Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues”, deklaroi përpara gazetarëve në Bruksel presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Turqia duhet të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e quajti arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe përkrahësve të tij si një “goditje për demokracinë në Turqi”. “Ne po shohim qartë se hapësira për politikanët opozitarë po bëhet gjithnjë e më e vogël”, tha ajo.

Presioni ndaj Erdoganit duhet të shtohet

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të Unionit në parlamentin gjerman, Bundestag, Jürgen Hardt (CDU), e kritikoi gjithashtu burgosjen e politikanit opozitar turk Ekrem Imamoglu. “Koha dhe konteksti politik i arrestimit” të shtyjnë të mendosh se një rivali politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan po “privohet nga të drejtat e tij demokratike”, tha Hardt për gazetën “Welt”. “Gjermania duhet ta bëjë të qartë se Erdogan ka bërë një hap tjetër drejt autokracisë dhe se kjo nuk mund të pranohet”.

Eksperti për politikën e jashtme të Partisë Të Gjelbrit, Max Lucks, kërkoi që Gjermania “ta vërë tani Erdoganin nën presion të dukshëm”. Është e rëndësishme të tregojmë “se të drejtat e njeriut dhe demokracia në Turqi nuk janë një çështje e vogël për ne,” tha ai për gazetën “Handelsblatt”. Lucks bëri thirrje për një ndalim të menjëhershëm të dërgimit të armëve në Turqi.

Po ashtu ai kërkoi që procedura për shkeljen e marrëveshjeve kundër Turqisë, e cila po zhvillohet në Këshillin e Evropës, “të përshpejtohet me të gjitha konsekuencat e mundshme dhe të lidhet ngushtë me marrëdhëniet politike dhe ekonomike të BE-së me Turqinë,” tha Lucks. Procedurat kanë nisur në dhjetor 2021 pas burgosjes së aktivistit të të drejtave civile Osman Kavala, i cili mbështeti protestat në Gezi.

Franca: Burgosja e Imamoglut “sulm ndaj demokracisë”

Arrestimi dhe burgimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu dhe liderëve të tjerë politikë “përbën një sulm serioz ndaj demokracisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Francës .

Në deklaratë thuhet se Turqia, e cila udhëhiqet nga Rexhep Tajip Erdogani për më shumë se 20 vjet, ka premtuar se do të mbrojë të drejtat e figurave të opozitës.

Liria e shprehjes dhe e drejta për tubim paqësor janë gurët e themelit të shtetit të së drejtës, thuhet në deklaratë, duke nënvizuar se Turqia – si anëtare e Këshillit të Evropës dhe kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian – ka “marrë angazhime në këtë fushë”.

“Respektimi i këtyre angazhimeve është një element qendror i marrëdhënieve tona, si dhe i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Përshkallëzim i goditjeve ndaj opozitës në Turqi

Amnesty International tha se arrestimi i Imamoglut shënoi një përshkallëzim të goditjeve ndaj opozitës në Turqi. “Ndërsa përdorimi i akuzave të paqarta për terrorizëm si armë kundër opozitës për të burgosur dhe ndjekur penalisht kundërshtarët nuk është e re, paraburgimet e fundit dhe kufizimet shoqëruese paraqesin një intensifikim alarmant të vënies në shënjestër të kritikëve realë apo të perceptuar”, tha Dinushka Disanayake, zëvendësdrejtore e Amnesty për Evropën./DW

Të këshilluara

Papa Françesku del pas 37 ditësh në spital

Pas një qëndrimi të gjatë 37-ditor në spital për shkak të pneumonisë së rëndë, Papa Françesku është duke u rikthyer në jetën publike. Atij është liruar nga spit...

19:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI