Flash

Zgjedhjet/ Tom Doshi i “rrëmben” komisionerin zgjedhor Ramës

Lapsi.al 23 March 2025
Zgjedhjet/ Tom Doshi i “rrëmben” komisionerin zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të votojë formulën e ndarjes së komisionerëve të grupeve të numërimit të votave, një formulë që, sipas propozimit të publikuar për konsultim publik, i jep Partisë Demokratike në opozitë dhe aleancës së saj për “Shqipërinë Madhështore” dy numërues nga katër ndërsa dy të tjerët mbeten për t’u caktuar, një nga Partia Socialiste e Edi Ramës dhe një nga Partia Socialdemokrate e politikanit të sanksionuar nga Administrata Biden, Tom Doshi.

Projektvendimi thotë që, në kushtet kur, sipas kodit zgjedhor që u dakordësua në këtë çështje me marrëveshje mes PD dhe PS në vitit 2003, grupet e numërimit duhet të jenë të balancuara, të përbëhen nga katër anëtarë, dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita.

Në rast se ka më shumë se një parti në qeverisje, komisionerët ndahen nga një për dy partitë më të mëdha dhe po kështu ndodh me opozitën.

Një klauzolë pak e njohur e kodit zgjedhor thotë gjithashtu që partitë që hyjnë në koalicion parazgjedhor, ia kalojnë të drejtën e emërimit partisë kryesuese.

Në opozitë, Partia Demokratike është duke garuar në zgjedhje në një koalicion të titulliar “Shqipëria Madhështore”, gjë që, sipas konkluzionit të ekspertëve të KQZ-së, do të thotë që Partia Demokratike do të përcaktojë dy numëruesit nga opozita.

Nga ana e maxhorancës situata ishte më e komplikuar për shkak se, Partia Socialiste zyrtarisht qeveris e vetme.

Por tre deputetë të Partisë Socialdemokrate të kryesuar nga Tom Doshi, kanë votuar në vijimësi në favor të projektligjeve të propozuara nga qeveria apo Partia Socialiste ndërsa vetë Tom Doshi ka deklaruar mbështetjen e tij për qeverinë e Edi Ramës menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Rrjedhimisht kjo parti u klasifikua nga KQZ si parti në qeveri dhe për këtë arsye, projektvendimi për caktimin e partive që propozojnë anëtarët e grupeve të numërimit, konkludon se, sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, socialdemokratëve u takon të emërojnë komisionerin e dytë nga katër të tillë në këto grupe numërimi.

Në politikën shqiptare, grupet e numërimit janë konsideruar me rëndësi kyçe për integritetin zgjedhor sipas supozimit se në të shkuarën, numëruesit, qoftë të blerë nga njëra palë, qoftë të emëruar në mënyrë të njëanshme, mund të kenë efekt në numërimin e drejtë të votave dhe rrjedhimisht, në përcaktimin e fituesit.

Në vitin 2003, një marrëveshje mes maxhorancës socialiste dhe opozitës demokrate solli sistemin aktual në të cilin, asnjëra palë nuk ka shumicën në grupet e numërimit ndërsa secila palë përcakton nga dy komisionerë, gjë që solli lindjen e fenomenit të “kutisë së fundit”, pra praktikës së komisionerëve të njërës palë që sabotonte apo pengonte procesin e numërimit apo të komisionerëve që grindeshin deri në sherre fizike në rastet e gjykimit nëse një votë i takonte njërës palë apo ishte e pavlefshme.

Partia Socialdemokrate fitoi një mandat deputeti në Shkodër në vitin 2007 ndërsa fitoi dy mandate në Shkodër dhe një në Tiranë në vitin 2021.

Në zgjedhjet e vitit 2023, kjo parti siguroi 88 mijë vota dhe 115 këshilltarë në të gjithë vendin por pozicionimi i saj në disa qarqe të mëdha sugjeron që, nëse zgjedhjet vendore do të ishin zgjedhje parlamentare, atëherë kjo parti do të kishte arritur të zgjidhte tetë apo nëntë parlamentarë, duke u bërë një parti me rëndësi kyçe në shumicën qeverisëse të ardhshme./Birn

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI