Flash

Shkarkohet Thiago Motta: Juventus kthehet me ADN bardhezi, mbërrin Tudor

Lapsi.al 23 March 2025
Shkarkohet Thiago Motta: Juventus kthehet me ADN bardhezi, mbërrin Tudor
Juventus ka vendosur të mos presë ndeshjen kundër Genoa dhe ka shkarkuar teknikun Thiago Motta përmes një komunikate zyrtare. Në vend të tij vjen Igor Tudor. Trajneri kroat, i cili ka luajtur 7 sezone me fanellën bardhezi dhe ka qenë ndihmës i Andrea Pirlo në sezonin 2020-21, ka fituar garën ndaj ish-teknikut të kombëtares Roberto Mancini pasi ka pranuar të marrë drejtimin e skuadrës për muajt e ardhshëm si një zgjidhje e përkohshme. Ai ka pranuar kontratën deri në qershor, me një opsion për zgjatje deri në 2026. Tudor pritet të mbërrijë në Torino të dielën në mbrëmje.

KOMUNIKATA ZYRTARE E JUVENTUS

“Juventus FC njofton se ka liruar nga detyra trajnerin e ekipit të parë, Thiago Motta. Klubi falënderon teknikun Thiago Motta dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin e treguar dhe për punën e bërë me pasion dhe përkushtim gjatë këtyre muajve, duke u uruar më të mirën për të ardhmen. Juventus FC njofton gjithashtu se drejtimin e ekipit të parë e ka marrë Igor Tudor, i cili do të zhvillojë nesër seancën e tij të parë stërvitore.”

STËRVITJA E PARË QË NESËR

Tudor pritet të mbërrijë në Torino sonte. Nëse planet mbeten të pandryshuara, trajneri kroat, i ndihmuar nga Javorcic, do të drejtojë ekipin që nesër për të nisur përgatitjet për ndeshjen Juventus-Genoa, e cila është planifikuar për të shtunën, më 29.

FIRMA DHE UDHËTIMI PËR NË TORINO

Kontrata e Tudor është gati dhe dokumentet janë shqyrtuar nga palët. Trajneri do të firmosë dhe më pas do të niset drejt Torinos, ndërsa pritet zyrtarizimi i shkarkimit të Thiago Motta.

TUDOR ME JAVORCIC NË STAF

Në stafin teknik të Igor Tudor do të jetë edhe Ivan Javorcic, ish-lojtar i Brescia dhe Atalanta, si dhe ish-trajner i Venezia, i cili më parë ka qenë edhe ndihmës i Tudor te Lazio. KONTRATA E TUDOR Sipas zërave, në kontratën e Tudor përfshihet një klauzolë sipas së cilës Juventus ka mundësinë të shkëpusë bashkëpunimin me kroatin dhe të caktojë një trajner të ri që nga Kupa e Botës për Klube, e planifikuar për në qershor, në SHBA.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI