Flash

Piastri e Norris "Perandorë", në Shanghai dominon McLaren: Hamilton kritikon Ferrarin

Lapsi.al 23 March 2025
Piastri e Norris "Perandorë", në Shanghai dominon McLaren:
McLaren siguron një dopietë të parashikuar në Çmimin e Madh të Kinës, me Oscar Piastri që triumfon përpara shokut të skuadrës Lando Norris. Ky i fundit, fitues një javë më parë në Australi, arriti të parakalojë menjëherë George Russell në kthesat e para, pasi britaniku i Mercedes ishte nisur nga vija e parë pranë poleman-it Piastri. Për australianin, ky ishte suksesi i tretë në karrierë. Russell mbyll garën i treti, pas një paraqitjeje të fortë dhe të qëndrueshme me Mercedes. Ferrari mbetet jashtë podiumit, me një garë të vështirë për Charles Leclerc, i cili në kthesën e dytë pati një kontakt me Lewis Hamilton. Pas dëmtimit të krahut të përparmë, Leclerc e zhvilloi të gjithë garën në kushte jo ideale. Më vonë, në mes të garës, Hamilton i hapi rrugën shokut të skuadrës, për t’i dhënë mundësinë të sulmonte për një vend më të mirë, por përpjekja e tij për të parakaluar George Russell nuk pati sukses.

Ferrari jashtë top 4, Verstappen rikuperon

Leclerc e përfundon garën në vendin e pestë, pasi në tre xhirot e fundit humbi pozitën ndaj Max Verstappen, i cili për një kohë të gjatë bëri një paraqitje poshtë pritshmërive. Hamilton, fituesi i garës Sprint të së shtunës, përfundoi i gjashti, i ndjekur nga një Esteban Ocon surprizues, që me Haas me motor Ferrari bëri një garë shumë të mirë. Në vendin e tetë u rendit Andrea Kimi Antonelli me Mercedes, ndërsa Alexander Albon, në ditën e tij të lindjes, siguroi vendin e nëntë dhe pikë të rëndësishme. Oliver Bearman, me Haas-Ferrari, mbylli top 10-shen, duke sjellë të dyja makinat e ekipit amerikan në zonën e pikëve.

Hamilton: “Modifikime të gabuara pas Sprint-it”

“E provuam, jam i kënaqur që eksperimentuam me diçka ndryshe. Makinën e kishim shumë të mirë në Sprint, por më pas bëmë disa ndryshime që na penalizuan si në kualifikime, ashtu edhe në garë,” – u shpreh Hamilton pas përfundimit të Çmimit të Madh të Kinës. “Në pit stop këtu humbet shumë kohë (Lewis ishte i vetmi nga pilotët kryesorë që ndaloi dy herë, red.). Ishte e vështirë të mbanim ritmin e të tjerëve. Kemi shumë për të mësuar… Nuk ndryshuam vetëm lartësinë nga toka, por bëmë një sërë modifikimesh të vogla që, të kombinuara, na penalizuan. Ishin gjëra që Charles i kishte provuar në testet para-sezonale në Bahrein dhe unë nuk i kisha testuar. Nuk duhet ta përsërisim këtë gabim”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI