Flash

Me Andorrën nuk lejohen gabimet: Sylvinho nisi përgatitjet që në Londër

Lapsi.al 23 March 2025
Me Andorrën nuk lejohen gabimet: Sylvinho nisi përgatitjet që

Humbja me Anglinë ishte e parashikueshme deri diku, por tani me Andorrën nuk lejohen gabimet. Sylvinho e ka të qartë, ndaj e ktheu Kombëtaren shqiptare në fushë menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur dy netë më parë në stadiumin Wembley. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta. Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.

Strakosha në dyshim

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi. Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë në dispozicion të teknikut Sylvinho për sfidën e dytë të kualifikueseve.

Lexo më tej: Botërori 2026, kualifikuese: Shqipëria humb 2-0 përballë Anglisë

Programi i Kombëtares

Kombëtarja kuqezi udhëtoi drejt Shqipërisë po të shtunën, kur mbërriti gjatë orëve të pasdites. Sot, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat. Andorra do të zhvillojë konferencën zyrtare në ora 18:15 po në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe seancën stërvitore në ora 19:00.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI