Flash

Franck Ribery, rrëfimi tronditës: “Rrezikova amputimin e këmbës”

Lapsi.al 23 March 2025
Franck Ribery, rrëfimi tronditës: “Rrezikova amputimin e
Në një intervistë për L’Équipe, Franck Ribery ka treguar makthin që përjetoi në fund të karrierës për shkak të problemeve me gjurin. Karriera e tij, e mbushur me suksese, përfshiu periudhën 2000-2022, ku veshi fanellat e Boulogne, Olympique Alès, Brest, Metz, Galatasaray, Marseille, Bayern Munich, Fiorentina dhe Salernitana. Pikërisht për përvojën e tij të fundit me Salernitanën, ku mbylli karrierën, francezi ka zbuluar një detaj të dhimbshëm në lidhje me problemet serioze në gju.

Ribery: “Nuk stërvitesha më”

“Gjurit po i shtohej gjithnjë e më shumë dhimbja,” – tha Ribery për L’Équipe. “Midis një ndeshjeje dhe tjetrës nuk stërvitesha më, por qëndroja pushim për të rikuperuar. Nga ekzaminimet rezultoi se nuk kisha më kërc në gju. U operova në Austri, ndërhyrja shkoi mirë dhe më vendosën një pllakë në gju”. Lexo më tej: Përplaset me makinë me semaforin: traumë në kokë për Ribery

“Rrezikova amputimin e këmbës”

“Disa muaj më vonë, fatkeqësisht, pësova një infeksion të rëndë dhe më duhej të merrja ilaçe,” – vazhdoi ish-lojtari i Salernitanës. “Pllaka u hoq, por infeksioni më kishte shkatërruar këmbën: kisha vrima në të. U shtriva në spital në Austri për 12 ditë dhe isha shumë i frikësuar. Rrezikova që të më amputonin këmbën”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI