Flash

Deschamps mashtrohet nga gazetari: pyetet për një lojtar të Kroacisë që nuk ekziston

Lapsi.al 23 March 2025
Deschamps mashtrohet nga gazetari: pyetet për një lojtar të
Didier Deschamps u gjet në një situatë të sikletshme gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Nations League mes Francës dhe Kroacisë. Një gazetar, i cili pretendoi se punonte për “TMC”, e vuri në vështirësi trajnerin francez me një pyetje provokuese dhe mashtruese. “Kemi parë që Kroacia ka alternuar shumë sulmuesit e saj në ndeshjet e fundit me Kramariç, Matanoviç, Petkoviç dhe Perisiç… A nuk ke frikë të shohësh të aktivizohet i riu ‘Baleglawic’ nesër në mbrëmje? Po kalon një vit të shkëlqyer në 2025. A ke përgatitur një plan për ta ndalur?” – pyeti gazetari. Deschamps u duk i pavendosur dhe u përgjigj shkurt “I njohim të gjithë kundërshtarët”, por sipas mediave franceze ai e kuptoi mashtrimin vetëm pas përfundimit të konferencës.

Gazetari e vë në siklet Deschamps me një lojtar të shpikur

Konferenca po shkonte normalisht, duke analizuar ndeshjen e parë (e fituar nga Kroacia 2-0) dhe përgatitjet për sfidën që do të luhet në Stade de France, deri në momentin kur u bë kjo pyetje, e cila krijoi reagime të shumta në Francë. RMC Sport publikoi videon e ngjarjes. Ndërsa Kramariç, Matanoviç, Petkoviç dhe Perisiç janë lojtarë realë, emri “Baleglawic” është i sajuar. Përgjigja e Deschamps nuk ishte e menjëhershme, por ai u përpoq të manovronte situatën: “I njohim të gjithë kundërshtarët. Nëse ju e dini se kush do të luajë titullar për Kroacinë, më intereson ta di. Unë nuk do ta di deri nesër mbrëma. Monitorojmë kundërshtarët dhe, nga informacionet që u japim lojtarëve tanë, të gjithë ata që janë në listë mund të jenë në fushë në një moment, qoftë titullarë apo zëvendësues”. Kjo përgjigje ka shkaktuar një çudi të madhe në Francë dhe shumë janë të bindur se trajneri i Blues e ka kuptuar atë që ka ndodhur vetëm pas përfundimit të konferencës për shtyp. Prej disa orësh, në Francë, po diskutohet mbi atë që ka ndodhur dhe është ndezur një diskutim pikërisht mbi njohuritë e trajnerit aktual të Francës, për kombëtaren kundërshtare që është nënkampione e botës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI