Flash

"Anglia ishte favorite, nesër jemi ne": Gjimshiti gati për fitoren ndaj Andorrës

Lapsi.al 23 March 2025
"Anglia ishte favorite, nesër jemi ne": Gjimshiti gati për

“Nesër do jetë një ndeshje shumë e vështirë, të gjithë të jenë të përqendruar, sot nuk ka ndeshje të lehta dhe duhet të përqendrohemi". Berat Gjimshiti futet edhe në konferencën për shtyp ashpër, njësoj si në fushë. Kapiteni kuqezi mundohet të shkundë skuadrën pas humbjes në debutim në Angli, duke i kujtuar se asnjë ndeshje nuk fitohet vetë: "Ata janë një skuadër që luajnë prej vitesh bashkë, vështirësitë do të jenë në nivelin fizik. Janë shumë të përgatitur dhe rrinë shumë poshtë në mbrojtje. Do përpiqemi t’i fusim në duele individuale. Në futboll në çdo ndeshje ke presion, si me Anglinë që ishin ata favoritë, por nesër jemi ne favoritë".

Andorra ka dhe kujtime të hidhura për kuqezinjtë, si ajo e fitores së tyre të parë historike, pikërisht ndaj kombëtares së drejtuar nga Demollari në atë kohë dhe më pas jo larg në kohë me një barazim kur në fushë ishte edhe Gjimshiti: "Në ndeshjen që dolëm 2-2 me Andorrën isha në lojë, dy herë që krijuan raste shënuan. Unë shpresoj që të rikthehemi te fitorja, nuk është se jam unë këtu dhe do të fitojmë. Puna ime është të mos pësojmë gol. Kemi folur me ekipin dhe trajnerin rreth humbjeve në Nations League dhe do të përpiqemi t’i rikuperojmë. Lojtarët që janë me eksperiencë duhet t’i japin të rinjve besim.”, u shpreh Gjimshiti.

Lexo më tej: Me Andorrën nuk lejohen gabimet: Sylvinho nisi përgatitjet që në Londër

Në fund edhe një fjalë falenderimi për tifozët kuqezinj, që ngjan si premtim: "Siç e pamë dhe në video me tifozët, më pyetën për bileta dhe besoj se do merren masa. Jemi falenderues për ta, nuk shihen asnjëherë tifozë që bëjnë kaq shumë zhurmë për kombëtare, vetëm në klube. Kombëtarja është ndryshe, nuk je afër teje me atë që qëndron gjithë ditën, pak a shumë po.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI