Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Shiste drøgë në Itali, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 22 March 2025
Shiste drøgë në Itali, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, teksa ishte bërë pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës në zonën e Fermos. Gjatë kontrollit fizik është sekuestruar një sasi e vogël droge dhe 1 mijë euro cash, peshore dhe sende të tjera materiale.

Aksioni u krye në zonën e Porto Sant'Elpidio, kur efektivët pikasën një çift që bënte sjellje të çuditshme dhe të dyshimta, duke i mbajtur nën vëzhgim. Të dyshuarit hidhnin vështrime të shpeshta në drejtime të ndryshme, në dukje për të kontrolluar për ndonjë patrullë policie.

Një makinë me targa shqiptare është afruar pranë gruas, teksa kjo e fundit ka shkëmbyer diçka me shoferin.

Policia ndaloi çiftin, ku gruaja e dyshuar është një 40-vjeçare, që pranoi se sapo kishte blerë 5 gramë kokainë, duke treguar një paketë me substancën dhe duke deklaruar se kishte paguar 250 euro për dozën. Ndërkohë, një patrullë ndaloi makinën me shoferin, i cili pranoi menjëherë se kishte shitur drogën.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën tre pako me kokainë të fshehura brenda një këpuce dhe nën sediljen e shoferit, si dhe kartëmonedha, në total 1000 euro.

Oficerët, duke mos përjashtuar se mund të kishte edhe drogë të tjera të fshehura, vendosën të kontrollonin edhe dhomën e tij në hotel. Këtu u gjetën pesë pako të tjera që përmbanin kokainë, si dhe një peshore precize e mjete për paketimin e dozave, informon media. Gruaja u denoncua në Prefekturën e Fermos si përdoruese droge, ndërsa shqiptari u izolua në qelitë e Komisariatit të Fermos, ku gjyqtari dha edhe masën e arrestit me burg.

Të këshilluara

Ajola Xoxa del pas rreth një ore nga SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është para...

12:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI