Flash

Përse e mbyllën Zërin e Amerikës?

Lapsi.al 22 March 2025
Përse e mbyllën Zërin e Amerikës?

Mbyllja nga administrata Trump e Zërit të Amerikës dhe e Radios Evropa e Lirë (Radio Free Europe) më shumë se SHBA-të shokoi qindra miliona ndjekës të tyre jashtë SHBA-ve. Për shumë dëgjues që jetojnë apo kanë jetuar në regjime autoritare, siç ka qenë rasti i Shqipërisë, Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe kanë qenë një burim i besueshëm informacioni përballë censurës autoritare. Ndaj është tronditëse mbyllja e këtyre institucioneve sidomos sot kur demokracia është në tërheqje dhe autoritarizmi në sulm.

Aq më tepër kur asnjë nga shpjegimet që u dhanë për mbylljen e tyre nuk kanë kuptim. Një nga justifikmet kryesore të Trump se Zëri Amerikës ishte një stacion i propagandës së të majtës radikale është qesharak, sidomos për ne shqiptarët që Zërin e Amerikës e kemi dëgjuar si opozitë të komunizmit shqiptar.

Justifikimi tjetër se mbyllja e këtyre stacioneve bëhet në kuadrin e reduktimit të shpenzimeve të ekzagjeruara federale është po ashtu krejt pa bazë. Buxheti federal në vitin 2024 në SHBA ishte rreth 6.8 trilion dollarë. Zëri Amerikës ndërkohë kushton rreth 280 milion dollar në vit ose 0.00004% e buxhetit federal. Pra shpenzimi që buxheti federal amerikan bën për Zërin e Amerikës është krejtësisht i papërfillëshëm për një media me qindra milionë dëgjues në audiencën e saj. 

Mbyllja e Zërit të Amerikës: Goditje për gazetarinë apo një relike që duhej arkivuar?

Natyrisht ka disa justifikime më të llogjikëshme se përrallat e mësipërme, sikurse idea që me lindjen e mediave sociale dhe platformave të reja informative, Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe tashmë janë kthyer në relike, ashtu sikurse televizionet dhe gazetat në përgjithësi.

Por edhe ky shpjegim, që në pamje të parë duket i arësyeshëm, nuk qëndron. Lindja e platformave të reja sociale si X apo Facebook që mbi të gjitha prodhojnë dezinformim, e bën akoma më të rëndësishme gazetarinë e pavarur dhe profesioniste që përfaqëson Zëri i Amerikës dhe Radio Free Europe. 

Twitter (apo X), në pronësi të Elon Musk, është shembulli më i qartë i dezinformimit që prodhojnë platformat që reduktohen tek interesat dhe idetë e pronarit. Qëllimi i këtyre platformave nuk është informimi por fitimi financiar ose instrumentalizimi në funksion të interesave të pronarit apo të korporatës. Logaritmat që përcaktojnë shpërndarjen e informacion në Facebook apo në X nuk udhëhiqen nga vërtetësia apo cilësia e lajmit, por nga klikimet (dmth fitimi) që ai prodhon.

DW: Trump po e bën Amerikën të heshtë me mbylljen e VOA dhe REL

Edhe mediat tradicionale në SHBA si CNN, MSNBC apo Washington Post (që tashmë është në pronësi të Jeff Bezos) gjithnjë e më tepër reflektojnë interesat financiare apo politike të pronarit apo të korporatës që i ka nën pronësi më shumë sesa gazetarinë e vërtetë. Për të kuptuar këtë mjafton të shikosh mbulimin e njëanshëm që mediat amerikane i kanë bërë genocidid Izraelit në Gaza, shpesh duke e justifikuar atë haptas. 

Zëri i Amerikës si një media publike dhe e pavarurur nga ekzekutivi ishte nga të paktat që i kish rezistuar nënshtrimit ndaj axhendave politike apo financiare që deformojnë raportimin gazetaresk. Kjo reflektohej edhe në qëndrimin e saj më të balancuar dhe më profesional në raportimin mbi konfliktin në Gaza. Për këtë arësye u vu në shënjestër nga Partia Republikane që nën udhëheqjen e Trump tashmë propogandon një pastrim të plotë etnik të Gazës. (shiko ketu)

Ishte pikërisht refuzimi për tu kthyer në autoparlant të trampizmit dhe të axhendës partiake republikane (siç bëjnë media private si Fox News) që çoi në mbylljen e Zërit të Amerikës. Një media që nuk pranon ti nënshtrohet një pushteti autoritar dhe që propogandon një rend liberal dhe demokratik në botë është natyrëshëm në kontradiksion të plotë me ideologjinë trampiste. 

Politika e jashtme trampiste nuk ka të bëjë fare me promovimin e demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut apo të anti-korrupsionit në arenën ndërkombëtare. Trumpizmi nuk beson tek rëndësia e pushtetit të butë (soft power) të idealeve apo vlerave demokratike në arenën ndërkombëtare, por vetëm tek pushteti i forcës bruto. Kjo për faktin e thjeshtë se demokracia, liria mediatike, dhe të drejtat e njeriut nuk janë aspak prioritete të ideologjisë trampiste. Përkundrazi ato shikohen si pengesa që duhen hequr qafe.

BBC: Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës” 

Në kontekstin e politikës së brendëshme dhe të jashtëme trampiste Zëri i Amerikës, si autoporlant i një rendi liberal dhe demokratik, kthehet në një institucion pa kuptim dhe pa mision. 

Si mund të propogandojë Zëri i Amerikës demokracinë dhe zgjedhjet e lira në botë, kur vetë Presidenti Trump nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve nëse ai nuk fiton? Apo kur Presidenti i SHBA-ve organizon grusht shteti në mes të Washingtonit dhe në vend që të shkojë në burg shkon tek Shtëpia e Bardhë? 

Si mund të propogandojë Zëri i Amerikës lirinë e medias dhe antikorrupsionin në botë kur Presidenti Amerikan i quan fake-news, ilegale dhe kriminale të gjitha mediat që nuk janë dakord me të? Kur ai nuk lejon të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë gazetarët që nuk i lëpihen? Apo kur e kthen Shtëpinë e Bardhë në agjenci për shitjen e makinave Tesla?  

Si mund të propogandohet shteti ligjor dhe pluralizmi politik nga Zëri i Amerikës në botë kur një nga shtyllat e demokracisë amerikane, Partia Republikane e SHBA-ve është reduktuar në një sekt politik që adhuron Trumpin? Kur Gjykata Supreme Amerikane deklaron se presidenti është mbi ligjin? Apo kur një miliarder si Elon Musk reformon të njëjtat agjenci shtetërore që monitorojnë bizneset e tij?

Zëri i Amerikës nuk mund të propogandojë demokracinë dhe lirinë në botë kur demokracia dhe liria po japin shpirt në SHBA. Edhe pse autoritarizmi që po e mbështjell me errësirë gjithnjë e më tepër globin prodhoi një etje të madhe për Zërin e Amerikës, audiencia e të cilit vitet e fundit u rrit në mbi 400 milion dëgjues (shiko ketu). 

Nuk është cudi që të parët që e festuan mbylljene Zërit të Amerikës ishin mediat shtetërore kineze. (shiko ketu). Zëri i Amerikës raportonte jo vetëm korrupsionin por edhe shtypjen e minoriteteve dhe dhunimin e të drejtave të njeriut në regjimin autoritar të Partisë Komuniste Kineze.

Ngazëllimi i regjimeve autoritare në mbarë globin me mbylljen e Zërit të Amerikës është celësi që na ndihmon të kuptojmë se përse e mbyllën. E mbyllën sepse ishte një nga dritat e pakta të demokracisë liberale amerikane që ende ndriconte.  Autoritarizmi trampist ka si qëllim fikjen e dritave të tilla sepse qeveris më lehtë në errësirë, si brenda edhe jashtë Amerikës.  

Artikull i Blendi Kajsiu shkruar enkas per Lapsi.al

Të këshilluara

SPAK mes Ramës dhe Veliajt

Prej më shumë se një muaji, që kur SPAK u paraqit në zyrat e bashkisë, për ti vënë prangat kreut të saj, një pandehmë po qarkullon në tryezat mediatike dhe në q...

15:22

Klerikët e autoritarizmit

Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Shkodër me Lenka Çukon ka shkaktuar shumë reagime, që nga Kanadjaa, Strasburgu e...

19:39

Lamtumirë Lal, ky ishte fundi

Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit mund të thuhet pa frikë se ylli politik i Erion Veliajt është fikur. Dy ngjarje, që një koincidencë fatale i afroi pranë n...

15:55

Sa të reja janë prurjet e reja?

U publikuan listat e partive të mëdha për zgjedhjet e majit 2025 në Shqipëri. Prej njëzet e ca vitesh, qysh prej kohës kur Berisha futi në skenë KOP-in (Komitet...

08:15

Kërcënimi i shqiptarëve nga trampizmi

Sot është e vështirë të imagjinosh se çfarë do kish bërë ndryshe Putini nëse do ish zgjedhur president i SHBA-ve në vend të Trumpit. Poshtërimi i Zelenskyt në S...

20:35

Populizëm shumë, fakte aSPAK

Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që lidheshin pothuajse të gjitha me episodin e pakëndshëm të largimit tim ng...

14:38

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI