Flash

11 maji/ Berisha: Do të pranoj vetëm rezultat të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Lapsi.al 22 March 2025
11 maji/ Berisha: Do të pranoj vetëm rezultat të zgjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përgjigjur nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, cilado qofshin ato. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” Berisha tha se ai do të pranojë çdo rezultat, por të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Do të pranoj vetëm rezultat të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kryetari i Komitetit të Republikanëve në SHBA i dha një paralajmërim Edi Ramës: Ti nuk bën zgjedhje, por ta dish mirë se kësaj here nuk ka biznes si zakonisht. Ia tha ai", tha Berisha.

Berisha foli edhe për kandidatët që do t'u besohej drejtimi i PD, kur ai të largohet nga lidershipi duke mohuar mundësinë e zgjedhjes nga brenda familjes së tij. Ai tha se lideri i një partie politike ka mision të çojë partinë në fitore, jo të përpiqet të krijojë kopjen e tij.

"Lideri i një force politike ka detyrë dhe mision kryesor të çojë forcën politike në fitore dhe jo të krijojë pasardhësin e tij. Nuk ka për detyrë të krijojë kopjen e tij. Është e drejtë e anëtarëve të PD të zgjedhin atë që preferojnë. Unë do të respektoj vendimin e anëtarësisë së partisë.

Brenda familjes time nuk ka një kandidat. Këto lista treguan se vajza ime ndjek politikën nga jeta e saj private, nuk hyri në asnjë listë, as të mbyllur, as të hapur. As djali nuk hyri as në listë të mbyllur, as të hapur. As dhëndri, ndonëse në arrest të pamerituar, por nuk mori një mbrojtje në lista", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Ajola Xoxa del pas rreth një ore nga SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është para...

12:44

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI