Flash

U kap me armë zjarri me qëllim shitje, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 21 March 2025
U kap me armë zjarri me qëllim shitje, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi është kapur duke qarkulluar me armë dhe municion luftarak në makinë.

I riu është ndaluar për një kontroll rutinë nga Policia në lagjen "Skënderbeg" dhe nga kontrollet i janë gjetur në çantë një armë zjarri pushkë me municion luftarak të cilat posedoheshin pa leje, me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”. Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak.

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Mateo Ndreu, 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI