Flash

Trump: Paratë e taksapaguesve nuk do të shpenzohen më për eksperimente

Lapsi.al 21 March 2025
Trump: Paratë e taksapaguesve nuk do të shpenzohen më për

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shpërbërjen e Departamentit të Arsimit, të cilin ai e ka akuzuar për shpërdorim të dollarëve të taksapaguesve dhe promovim të eksperimenteve progresive sociale. Sipas urdhrit, heqja dorë nga departamenti do t’u ofronte fëmijëve dhe familjeve të tyre mundësinë për t’i shpëtuar një sistemi që po i dështon. Urdhri është pjesë e një fushate më të gjerë për të shkurtuar “shpenzimet e kota” dhe burokracinë e udhëhequr nga ‘Departamenti i Efiçencës së Qeverisë’ (DOGE) të drejtuar nga Elon Musk.

“Rezultatet e matematikës dhe leximit janë ulur në shkollat ​​publike, pavarësisht se shpenzimet për nxënës janë rritur me më shumë se 245% që nga vitet 1970, duke treguar se më shumë shpenzime nuk do të thotë arsim më i mirë. Paratë e taksapaguesve nuk do të shpenzohen më për eksperimente progresive sociale dhe programe të vjetruara", tha Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se departamenti do të jetë shumë më i vogël se sa është sot dhe do të vazhdojë të administrojë kredi studentore dhe grante federale.

I krijuar në vitin 1979, departamenti kishte për detyrë të mbikëqyrë arsimin, të lëshojë grante dhe ndihmë studentore, si dhe të zbatojë politikat kundër diskriminimit në shkollat ​​e financuara nga qeveria federale. Trump ka argumentuar prej kohësh se ajo është bërë e kotë dhe e politizuar.

Të enjten, presidenti udhëzoi Sekretaren e Arsimit Linda McMahon që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të lehtësuar mbylljen e Departamentit të Arsimit dhe kthimin e autoritetit arsimor në Shtetet dhe komunitetet lokale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI