Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"The Sun" ngre dyshime: Pas zjarrit në aeroportin "Heathrow" mund të jetë Rusia

Lapsi.al 21 March 2025
"The Sun" ngre dyshime: Pas zjarrit në aeroportin

Tabloidi britanik "The Sun" shkruan se pas zjarrit në aeroportin "Heathrow" që solli anulimin e mijëra fluturimeve qëndron Rusia. Disa ekspertë kanë paralajmëruar se janë “të gjitha shenjat” për një sabotim të mundshëm rus. Një teori është se shkaku i zjarrit është një transformator i vjetër dhe me defekt që shpërtheu dhe mori flakë.

“Por zjarri që pason gjithashtu një valë rrëqethëse zjarresh të lidhura me inteligjencën ruse, komplote për bomba dhe madje edhe tentativa për vrasje në të gjithë Evropën. Ish-zyrtarët ushtarakë dhe ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar më parë se një zjarr i vetëm në nënstacion që dëmton një aeroport të tërë mund të jetë një sulm të sponsorizuar”, - shkruan The Sun.

Map illustrating alleged Russian sabotage incidents across Europe.

Ish-koloneli Hamish de Bretton Gordon tha për The Sun: “Kjo ngjarje ka të gjitha shenjat dalluese të sabotimit rus. Ende nuk ka prova të forta, por rrethanore, kjo është drejtpërdrejt nga libri i sabotimit të Moskës”.

Large fire engulfing an electrical substation at night.

Edhe ish-gjeneralmajori Jonathan Shaw, një ish-drejtor i Forcave Speciale dhe ekspert për qëndrueshmërinë e Mbretërisë së Bashkuar shprehet: “Natyrisht që ne duhet të shqetësohemi se kjo mund të jetë Rusia. Është padyshim një mundësi. Dhe kjo tregon se sa të pambrojtur jemi.” ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI