Flash

Nis misioni “Botërori 2026”: Kuqezinjtë zbresin sonte në Wembley përballë Anglisë

Lapsi.al 21 March 2025
Nis misioni “Botërori 2026”: Kuqezinjtë zbresin sonte
Fushata kualifikuese për Botërorin 2026 ka nisur tashmë zyrtarisht e ndeshja e parë do të luhet në tempullin e futbollit, mitikun Wembley. 26 emra të seleksionuar nga tekniku i kombëtares, që kërkon ta fillojë sa më mirë të mundet rrugëtimin drejt një synimi historik si është kualifikimi në finalet e një Botërori, për herë të parë në histori. Sylvinho ka përpara dy sfida, krejtësisht të kundërta për nga qasja me të cilën kuqezinjtë do të futen në fushë. Nëse me Anglinë në Wembley është një ndeshje vuajtje, në të cilën pritja e kundërshtarit e kundërsulmi mund të jetë e imponuar, kundër Andorras në Arenën Kombëtare është një ndeshje për tu fituar dhe për të treguar superioritet ndaj kundërshtarit. Situata të komplikuara ka: nga dëmtimet e rënda si ato të Mitaj, Hysaj e Dakut e deri te gjendja e pastabilizuar e Brojës, Ismajlit e Kumbullës.

Lexo më tej: Kuqezinjtë mbërrijnë në Londër, shqetëson mbrojtja: stërvitja zyrtare në Wembley

Në debutimin me Tre Luanët e Thomas Tuchel, në mitikun Wembley, duhet ndërtuar një ide e qartë mbi filozofinë e lojës, por duhen ndërtuar edhe bazat e mënyrës për të sulmuar skuadrën përballë, duke qenë se pas transfertës britanike janë vetëm dy ditë përgatitje për të konfrontuar Andorrën. Dy ndeshje njësoj të komplikuara, e para për nivelin e kundërshtarit dhe e dyta për obligimin e tre pikëve. Kuqezinjtë megjithatë janë gati për të nisur një rrugëtim të ri, sonte në orën 20.45, drejt një arritje historike, kualifikimin për herë të parë në finalet e një Botërori.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI