Flash

Ismajli apo Ajeti? Sylvinho me vetëm një dilemë: formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Lapsi.al 21 March 2025
Ismajli apo Ajeti? Sylvinho me vetëm një dilemë: formacioni i

Shqipëria është gati për sfidën kundër Anglisë, me trajnerin Sylvinho që ka përcaktuar formacionin titullar. Një nga lajmet kryesore është mungesa e Ardian Ismajlit, i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë, duke i hapur rrugën Ajetit për të luajtur nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes. Në repartin ofensiv, trajneri brazilian i ka besuar Rei Manajt si titullar, ndërsa Armando Broja, ende në proces rikuperimi nga dëmtimi, pritet të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Me vetëm pak orë deri në nisjen e takimit në “Wembley”, kuqezinjtë synojnë një paraqitje dinjitoze në debutimin e tyre në eliminatoret e Botërorit 2026. Sylvinho ka vendosur të qëndrojë besnik ndaj skemës së tij tradicionale me katër mbrojtës, pavarësisht mungesave të rëndësishme.

Në krahun e majtë të mbrojtjes, Balliu pritet të marrë përsipër këtë detyrë, edhe pse ka pasur pak minuta lojë në muajt e fundit. Hadroj, një alternativë tjetër, gjithashtu nuk ka qenë aktiv, pasi sezoni në Ukrainë për ekipin e tij të ri ende nuk ka nisur. Kështu, Aliji mbetet opsioni i vetëm tjetër natyral për këtë pozicion, por braziliani ka zgjedhur të mbështetet te Balliu për shkak të eksperiencës së tij ndërkombëtare.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Portieri: Strakosha

Mbrojtës: Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji

Mesfushorë: Ramadani, Asllani; Asani, Laçi, Bajrami

Sulmues: Manaj

Në mesfushë nuk priten ndryshime – Ramadani dhe Asllani do të formojnë dyshen para mbrojtjes, me Ramadanin që ka më shumë shanse të luajë titullar në vend të Berishës në duelin e mesfushorëve të Lecce-s. Sa i përket sulmit, Asani mbërrin me një formë të shkëlqyer pas paraqitjeve të tij në Korenë e Jugut, Bajrami kërkon të lërë pas vështirësitë te Rangers dhe të tregojë vlerat e tij, ndërsa Laçi mbetet një element i rëndësishëm për ekuilibrin e skuadrës.

Lexo më tejSylvinho si Kolombi, në zbulim të Amerikës: braziliani ka një mision e një plan

Në sulm, Rei Manaj do të jetë pika e referencës, pasi Broja, i cili sapo është kthyer nga një dëmtim i gjatë, nuk është ende gati për të përballuar 90 minuta. Për momentin, formacioni duket i qartë, por Sylvinho mund të rezervojë ndonjë surprizë për të sfiduar Tuchel dhe stafin e tij teknik.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI