Minuta e ndeshje...
Lojtari me më shumë minuta është kapiteni Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantës ka luajtur 2,924' në 39 ndeshje, më shumë se të gjithë të tjerët. E ndjek Qazim Laçi, që me Sparta Pragë ka koleksionuar 38 ndeshje e 2,605'. Thomas Strakosha e ka zgjidhur problemin që e ndoqi së fundmi në Itali e Angli, duke qenë në fushë 2,520' në 28 ndeshje. Në pozita solide të gjithë qendërmbrojtësit, sepse edhe Marash Kumbulla e Ardian Ismajli kanë numra të rëndësishëm me Empolin e Espanyol, duke regjistruar 26 ndeshje e të dy mbi 1,100’. Krahët difensivë mund të jenë problem, me mungesën e Mitaj dhe me Balliun që te Rayo ka humbur vendin si titullar, me vetëm 1,107' në 23 ndeshje. Numrin më të madh të ndeshjeve sezonale e ka Nedim Bajrami, 40 dhe 2,450', por çështja është se me ardhjen e Ferguson te Rangers fntazisti nuk po luan më. Në sulm kanë minuta të njëjta Manaj e Muçi, edhe pse qendërsulmuesi i Sivasspor ka më pak ndeshje e më shumë gola. Jasir Asani sidoqoftë është më produktivi dhe nga fillimi i sezonit në Korenë e Jugut ka 13 ndeshje e 1,074' me rekordin e 9 ndeshjeve e 9 golave në Championsin aziatik.Broja, kur statistikat nuk kanë rëndësi
Numrat më të dobët i ka Broja: vetëm 261’ në një total prej 8 prezencash. Por sidoqoftë, 23 vjecari është nga ata që mund ta bëjë diferencën edhe pa minuta e të gjithë shpresojnë që Broja, ndaj Anglisë, t’i japë të drejtë Sylvinhos që e thërriti me vetëm 10’ në fushë pas dëmtimit të gjatë.??????? Angli ? Shqipëri ?? ? Kualifikueset e Botërorit 2026 ? 21 mars, ⏰20:45 ?️ “Wembley” ? Digitalb & TV Klan #ENGALB #kombetarja #fshf #futboll pic.twitter.com/qpdrferB4y
— FSHF (@FSHForg) March 20, 2025