Flash

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Lulzim Berishën

Lapsi.al 20 March 2025
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Lulzim Berishën

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit që u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme në vitin 2020 caktoi ndaj Berishës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

54-vjeçari në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë plagosur 2 persona në vitin 2004. Në 2005 ka vrarë me armë zjarri tre persona dhe ka plagosur një tjetër.

Lulzim Berisha u arrestua në shtetin spanjoll në dhjetor të vitit 2023 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai mbante një identitet bullgar ndërsa ishte transformuar tërësisht, me mjekër të bardhë dhe tatuazhe në të gjithë krahët.

Lulzim Berisha, i dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale në vitet 1998-2000, mundi ta ulë dënimin nga burg përjetë në 25 vjet burg me vendim të Gjykatës së Lartë në vitin 2014. 2 vjet më vonë, ish-kreu i bandës së Durrësit mundi të lërë qelinë me vendim të Apelit të Durrësit, e cila përmes një llogaritje matematikore arsyetoi se 3 e 4-ta e dënimit ishte shlyer, sjellja e tij ishte e mirë dhe i faleshin 5 vite të mbetura dënimi.

Megjithatë, do ishte Gjykata e Lartë, e cila në dhjetor 2021 do të prishte vendimin e Apelit të Durrësit për faljen e 5 viteve, duke kërkuar rikthimin në qeli për vuajtjen e tyre. Me këtë arsye Prokuroria e Durrësit e shpalli në kërkim në janar 2022 dhe u arrestua në Spanjë në dhjetor 2023. Me rikthimin në Tiranë, Lulzim Berisha ka dy llogari me drejtësisë, përmbylljen e dënimit të vjetër dhe gjykimin për vrasjen e 2005-ës të Klodian Saliut.

Të këshilluara

Rama: Lista jonë është gjithpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhstë ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit. Një prej komentuesve i vu...

09:55

Liderët europianë mblidhen sot në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pavarësisht përpjekjes së Rusisë që të parandalojë dërgimin e armëve...

08:38

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI