Flash

Sylvinho si Kolombi, në zbulim të Amerikës: braziliani ka një mision e një plan

Lapsi.al 20 March 2025
Sylvinho si Kolombi, në zbulim të Amerikës: braziliani ka

“Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë”. Sylvinho, tekniku i Kombëtares së Shqipërisë është gati për sfidën e madhe ndaj Anglisë. Braziliani do të ketë një sfidë të madhe me Tuchel, që debuton në krye të Tre Luanëve. “Futbolli i pabesueshëm. Mund të ndodhë çdo gjë. Kemi studiuar Tuchel dhe futbollin anglez. E dimë si luan. Janë 90 minuta të gjata, për t’u shijuar dhe për të marrë përgjegjësi. Jemi të përqëndruar dhe të përgatitur”.

Dëmtimet që mund të kondicionojnë prezencën e Ismajlit e Kumbullës (“Do të vendosim nesër”) kanë bërë që Sylvinho të mendojë edhe një prekje të modulit të lojës, edhe pse braziliani nuk e thotë hapur: “Nuk ka rëndësi si do luajmë. Ata janë ekip i fortë, me shumë cilësi fizike dhe teknike. Luajnë mirë 1 kundër 1. Do tentojmë për diçka të veçantë. Kemi punuar në aspektin difensiv dhe ofensiv. Ndeshja e parë është sfiduese dhe e vështirë”.

Lexo më tej: “Nuk e kishim menduar as Europianin”: Gjimshiti pa limite, sfidon Bellingham

Futbolli anglez ka një ritëm ndryshe nga të tjerët dhe kjo mund të përfaqësojë edhe problemin thelbësor: “Kam luajtur në Angli – tha Sylvinho -. Zabaleta në vitet e fundit. E kuptojmë ritmin e lartë që ka kampionati. E vështirë, luhet në nivele shumë të larta. Ekipi kombëtar ka ekip me shumë cilësi, duhet të tentojmë të punojmë me sulmin tonë. Duhet të krijosh një strategji me Anglinë sepse ritmi i ndryshëm”.

Në fund edhe një batutë, por që tregon ambicjen që kanë kuqezinjtë në këtë fushatë kualifikuese. Gazetari nxit një krahasim me Kristofor Kolombin dhe tekniku nuk tërhiqet pas: “Mendoj se nuk ka më kohë për konferencën (qesh). Duhet të punojmë shumë, duhet të lemë zemrën dhe shpirtin në fushë. Ka vetëm 1 rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Çdo metër në fushë është i rëndësishëm, ne kemi lojtarë të mirëm nga aspekti fizik dhe me eksperiencë, do të luftojmë që të ecim përpara”, iu përgjigj Sylvinho. Botërori 2026 do të mbahet në tre shtete, pikërisht Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Në rast se Shqipëria ia del për në finalet e Botërorit, do të jetë për herë të parë në histori.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI